SHBA - Në ekranet televizive këtë pranverë në SHBA është shfaqur prodhimi më i ri mediatik “Bibla” në “Channel History” në pesë pjesë nga dy orë. Episodi ka bërë ta ndjekin rreth 15 milionë amerikanë.
Ajo që ka krijuar trazira në web e kudo është personazhi negative ai i djallit, që në pamje të parë vizualizohet si Barack Obama. Në episodin e parë shfaqur më 3 mars ka gjetur një shikueshmëri të paparashikuar duke bërë një përshkrim të kohës nga zanafilla deri te zbulesa.
Seriali dramatik do të transmetohet deri të dielën e fundit të Pashkëve. Shikuesit dhe kritikët kanë shprehur një qëndrim pozitiv ndaj prodhimit më të ri, por ajo, që ka shpërthyer si debat nëpër rrjete shoqërore është fakti, që personazhi i Satanit interpretuar nga Mohamen Mehdi Ouazanni ngjan me presidentin e SHBA-ve Barack Obama.
Jo më kot është hapur debati në media, pasi edhe nga fotot krahasuese është evidente ngjashmëria mes tyre. Rastësi apo pikë referimi? Këtë e dinë prodhuesit e filmit.

(Fotot krahasuese mes djallit dhe Obamës)
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com