Serie A e futbollit në Itali mbylli këtë të diel ditën e dytë të raundit të 31-të. Në ‘San Siro’ Interi u rikthye te fitorja dhe këtë e bëri duke mposhtur thellë 5-2 Romën.
Pas vetëm disa sekondave lojë Interi gjeti epërsinë me golin e kapitenit Lautaro Martinez. Thuram asistoi për argjentinasin i cili dërgoi në festë tifozët vendas. Në minutën e 40-të Roma barazoi me golin e Gianluca Mancinit. Në shtesën e dytë (45+2), një perlë e Calhanoglu nga afro 22 metra u ndal në rrjetën e Svilar për epërsinë 2-1 të Interit.
Fraksioni i dytë ishte totalisht nën kontrollin e Interit. Skuadra e Chivu shënoi sërish me kapitenin Lautaro, Thuram dhe Barella, para se Pellegrini të shkurtonte shifrat në 5-2.
Pas këtij dueli Interi vijon të mbetet në krye të renditjes së Serie A me 72 pikë, nëntë më shumë se Milani që ka një ndeshje më pak, atë të të hënës mbrëma në Napoli. Ndërkohë Roma me 54 pikë mbetet në pozitën e gjashtë.
Komente




