ITALI - Serie A e futbollit mbylli këtë të diel raundin e dytë me katër ndeshjet e planifikuara. Befasi në Milano, aty ku Interi u mposht 1-2 nga Udinese. Juventusi fitoi 0-1 në Genoa, ndërsa Lazio i shënoi katër gola Veronës në ‘Olimpico’.
Juventusi fiton në udhëtim
Juventusi ka vazhduar serinë e fitoreve në Serie A, duke mposhtur Genoan me rezultatin minimal 0-1. Takimi nisi me ritëm të ulët, me vendasit që mbyllën mirë hapësirat dhe vështirësuan sulmet e “Zonjës së Vjetër”.
Megjithatë, gjithçka u vendos në minutën e 73-të, kur Dusan Vlahovic shënoi me kokë golin e vetëm të ndeshjes, duke i siguruar tri pikë të vlefshme bardhezinjve.
Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Juventusin, pas triumfit 2-0 ndaj Parmës në javën e parë. Pas pushimit për ndeshjet e kombëtareve, Juvja do të presë Interin në Torino për javën e tretë.
Humbja e Interit 1-2 kundër Udineses
Interi ka pësuar humbjen e parë këtë edicion në Serie A, pasi u përmbys në “San Siro” nga Udinese me rezultatin 1-2.
Zikaltërit e nisën mirë takimin dhe kaluan në epërsi në minutën e 17-të, kur Denzel Dumfries shënoi në portën e zbrazët për 1-0. Më pas gabimi i vetë Dumfries solli kthesën. Në minutën e 29-të ai shkaktoi penallti, të cilën Keinan Davis e shndërroi në gol për barazimin 1-1.
Vetëm pak minuta më vonë, në të 40-n, Arthur Atta shënoi një gol të bukur, duke i dhënë epërsinë Udineses, e cila arriti ta ruante rezultatin deri në fund.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 13:11
Qeveria rikthen Bordin për naftën, a besoni se do mbahen çmimet nën kontroll?
-
Po
32.4%
-
Jo
61.4%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 3106
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Do të votoj kundër referendumit tuaj', rrengu i të riut ndaj Melonit bën xhiron e rrjetit! Kryeministrja 'shokohet' (VIDEO)
22 Mars, 13:43
-
Pse bota nuk gjen qetësi në shekullin XXI? Lea Ypi për 'El País': Dy problemet më të mëdha janë kapitalizmi dhe shteti-komb
22 Mars, 11:54
-
Shpjegimi i thjeshtë, ja çfarë po votohet sot në referendumin për Drejtësinë në Itali
22 Mars, 11:33
-
Goditet banda e ‘skifterëve’ në Torino, arrestohet një 42-vjeçar shqiptar, në kërkim 2 persona të tjerë! Sekuestrohen armë zjarri dhe bizhuteri
21 Mars, 17:17
-
U vra nga bashkëatdhetari në Itali pasi takimit me ish-të dashurën rumune, del foto e 30-vjeçarit shqiptar që mbeti viktimë
21 Mars, 16:17
-
Vrasja e 25-vjeçarit në Itali, media: Arma që krye krimi rezulton e vjedhur para dy vitesh
21 Mars, 12:28
-
Itali/ Sherr për një vajzë rumune, shqiptari ekzekuton me armë zjarri bashkëatdhetarin! Arrestohet autori (EMRI + VIDEO)
21 Mars, 10:39
-
E rëndë në Itali/ U rrëzua nga skelat e kantierit të ndërtimit, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar (EMRI)
20 Mars, 20:40
-
VIDEO/ Napoli merr fitoren e katërt radhazi dhe ngjitet në vendin e dytë të Serie A, goli i McTominay vendos ndeshjen në Sardegna
20 Mars, 20:34
-
Shitën 20 mijë doza kokainë në 3 muaj dhe fituan 700 mijë euro, përgjimet çojnë në arrestimin e 2 shqiptarëve në Itali
20 Mars, 19:38
-
Në ‘top listën’ e më të kërkuarve në Itali, ekstradohen nga Shqipëria drejt vendit fqinj dy kushërinjtë e dënuar për vrasje (EMRAT+VIDEO)
20 Mars, 18:55
-
Gattuso rikthen Chiesan në ekip, trajneri publikon listën e futbollistëve për play-off-in e Botërorit! Italia kërkon të shmangë turpërimin e tretë radhazi
20 Mars, 16:20