Serie A/ Napoli 'katastrofë'! Conte e nis me humbje aventurën e re, Verona i mposht 3-0

Serie A/ Napoli 'katastrofë'! Conte e nis me humbje aventurën e re, Verona i mposht 3-0

Trajneri i Napolit, Antonio Conte

SERIE A - Napoli ka marrë një humbje shokuese javën e parë të Serisë A pasi u mundën në transfertë 3-0 nga Verona.

Tekniku Antonio Conte e nis kështu në mënyrën më të keqe të mundshme aventurën e tij të re në stolin e napoletanëve.

Të tre golat e fitores për veronezët u shënuan në pjesën e dytë të lojës. Ishte Rocha Livramento që zhbllokoi sfidën në të 50-ën. Më tej Mosquera dyfishoi rezultatin në minutën e 75, përpara se të shënonte dhe të dytin personal dhe të tretin e takimit në të 94-ën për të vulosur fitoren e Veronës përballë Napolit.

Ndërkohë sfida tjetër e luajtur paralelisht në Serie A, mes Bolognas dhe Udinese u mbyll n barazim 1-1.

Në mbrëmje do të jetë radha e Romës dhe Lazios, që do të përballen respektivisht me Cagliarin në transfertë dhe bardhekaltrit me Venezian në Olimpico.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Kërkesat në rritje për pasaporta e ID biometrike, zyrat e IdentiTEK të hapura edhe gjatë të shtunave

Kërkesat në rritje për pasaporta e ID biometrike, zyrat e IdentiTEK të hapura edhe gjatë të shtunave