Serie A/ Skandal te Roma, drejtuesit dhe lojtarët shpërndajnë videon intime të punonjëses! Zbulohet futbollisti që e 'vodhi'

Serie A/ Skandal te Roma, drejtuesit dhe lojtarët shpërndajnë videon intime të punonjëses! Zbulohet futbollisti që e 'vodhi'

Fusha stërvitore e Romës

Klubi i Romës është vendosur së fundmi në qendër të një skandali, që lidhet me ekspozimin e një videoje të një prej punonjëseve të qendrës sportive 'Trigoria', ku vajza shihet në momente intime me të dashurin e saj.

Video ka bërë xhiron jo vetëm të dhomave të zhveshjes, por edhe te sallat e drejtuesve më të lartë në 'Trigoria', duke u shpërndarë nga celulari në celular e nga chat-i në chat, mes të qeshurash dhe komenteve seksiste.

Futbollistë, trajnerë e madje edhe disa drejtues (nga ekipet e të rinjve por jo vetëm), e kanë shpërndarë videon erotike duke e komentuar dhe denigruar imazhin e saj.

Drejtuesit e lartë të kompanisë 'Friedkin' kanë preferuar të heshtin duke mos e komentuar lajmin për rastin, që përbën shkelje të privatësisë. Por pozitat e tyre duken të rënduara, pasi kanë marrë një vendim të menjëhershëm për shkarkimin e vajzës, e cila punonte për klubin e Romës prej gati dhjetë vitesh.

“Papajtueshmëria mjedisore”, është arsyeja zyrtare e shkarkimit, siç shkruan avokati Lorenzo Vitali, menaxher ligjor i kompanisë Friedkin. “Një video u soll në vëmendjen e Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe menaxhimit të lartë, e cila portretizon duke kryer akte seksuale. Fatkeqësisht, kuptojmë që kjo video është parë nga një pjesë e madhe e stafit dhe lojtarëve”, thuhet në letrën e largimit nga puna që ka marrë punonjësja e re.

Konstatojmë “papajtueshmëri të vazhdimit të marrëdhënies suaj të punës me mbarëvajtjen paqësore dhe të rregullt të veprimtarisë së shoqërisë”, thuhet më tej në arsyetimin e klubit verdhekuq.

Ndërkohë historia rëndohet, pasi mediat raportojnë për një takim në Trigoria ku një lojtar i Primavera-s ka rrëfyer mes lotësh, para disa personave, se ishte ai që vodhi videon nga celulari i vajzës pasi i kishte kërkuar asaj ndihmë për të telefonuar agjentin e tij, dhe më pas e shpërndau me shokët e ekipit të të rinjve.

Të tjerë raportojnë "komente të rënda seksuale në mediat sociale dhe bisedat e brendshme". Faktet datojnë në vjeshtën e kaluar, kur video qarkulloi për disa javë derisa punonjësja u dëbua në nëntor.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim