Serie A e futbollit në Itali zhvilloi këtë të hënë katër ndeshjet e mbetura për raundin e 31-të, duke kompletuar këtë javë. Udinese barazoi 0-0 kundër Comos, Atalanta fitoi 0-3 kundër Lecces, Juventusi mori tri pikë në shtëpi pas fitores 2-0 kundër Genoas, ndërsa Napoli siguroi tri pikë me peshë duke i marrë vendin e dytë Milanit.

Në ‘Maradona’ Napoli iu fal golit të Politanos në minutën e 79-të për të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në ndjekje të kryesuesve të Interit. Me fitoren e pestë radhazi djemtë e Contes janë skuadra që rivalizojnë për trofeun, duke qenë shtatë pikë (65) pas Interit kryesues (72).

Në Torino, Juventusi siguroi një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Genoas duke u afruar me zonën e Champions League. Ndeshja nisi me golin e parë në minutën e 4-t, kur Bremer shënoi me kokë. Në minutën e 18-të McKennie shënoi një gol në këndin e poshtëm të majtë të portierit për epërsinë 2-0.

Bremer shkaktoi penallti dhe mori karton të verdhë në minutën e 72-të, ndërsa Aaron Martin e humbi shansin për gol, me Di Gregorion që e priti goditjen. Edon Zhegrova nuk mori minuta në këtë ndeshje.

Atalanta fitoi 0-3 kundër Lecces, me Berat Gjimshitin që fitoi derbin kundër Ylber Ramadanit.

Serie A, raundi 31:

E hënë, 06 prill 2026

12:30 Udinese 0-0 Como

15:00 Lecce 0-3 Atalanta

18:00 Juventus 2-0 Genoa

20:45 Napoli 1-0 Milan

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 4 Prill, 10:21

    Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?