Sërish blerje të shtrenjta
për Bregun, Jaguar sportiv 60.000 euro?

Sërish blerje të shtrenjta<br />për Bregun, Jaguar sportiv 60.000 euro?
Ish-Ministria e Integrimit Majlinda Bregu është fotografuar  në makinën e saj një Jaguar FX (sportive) i cili arrin nga shifra 60.000 deri në 90.000 euro. Fotot janë publikuar nga e përditshmja “Panorama” ku gjithashtu  shkruhet se Bregu ka punësuar shofer privat për t’i dhënë këtij automjeti.






(Ish-ministrija Majlinda Bregu pranë makinës së saj Jaguar FX (Sportiv), foto të publikuara nga Panorama)

Kjo nuk është hera e parë që Majlinda bregu përflitet për zotërimin e objekteve të shtrenja duke kujtuar këtu modelin e çantës “Hermes Grace Kally”, me lëkurë krokodili,e cila kushton më tepër se 15 mijë euro. Ish-ministrja Majlinda Bregu e cila vjen nga radhët e pedagogëve, e ka nisur rrugën e politikës vetëm 8 vjet më parë dhe paga e saj si ministre ka qenë 1,300,000 lekë në vit.



(Ish-ministrija Bregu me çantën 15 mijë euro“Hermes Grace Kally”)

Ndërkohë mësohet gjithashtu se edhe bashkëshorti i saj Namik Ajazi nget një makinë të shtrenjtë të tipit “Range Rover”. Aktualisht Majlinda Bregu ka nisur detyrën e re si kryetare e Komisionit të Integrimit.

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat