Ndeshja më e shumëpritur e javës së 14-të të Ligue 1 zgjati vetëm 4'. Lyon-Marseille në fakt u ndërpre kur një shishe e hedhur nga ultrasit e tifozëve vendas goditi në kokë Dimitri Payet-in , i cili ishte gati të godiste nga këndi. Playmaker u rrëzua dhe më pas u kthye si të gjithë lojtarët e tjerë të të dyja skuadrave në dhomat e zhveshjes, me urdhër të arbitrit Ruddy Buquet. Vetëm pas 75 minutash, në orën 22.01 u mendua rifillimi. Por në orën 22.42, një tjetër mesazh nga spikeri i stadiumit i cili zyrtarizoi ndërprerjen përfundimtare. Nderkohë tribunat kishin kohë që qenë boshatisur nga tifozat.
Me pak fjalë, ishte një mbrëmje për t'u harruar. Duke filluar nga minuti i 4' i ndeshjes kur një tifoz, nga 56 mijë të pranishëm, hodhi një shishe plastike duke goditur Payet. Më pas personi u identifikua dhe u arrestua. Gjithashtu për këtë arsye presidenti i Lionit, Jean-Michel Aulas u shpreh i bindur se mund të rikuperohej në kushte të sigurta. Arbitri Buquet, megjithatë, ishte kundër, të paktën nga pikëpamja strikte sportive, siç theksoi presidenti i Marsejës, Pablo Longoria dhe vetë arbitri në fund të mbrëmjes.Ky është rasti i përsëritur në futbollin francez të dhunës se tifozëve.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Fantazisti i Marsejes Dimitri Payet i goditur nga shishja e ujit
Përplasja midis tifozave të Angers dhe Marsejës e ndodhur në shtator
Zënka midis Lens dhe Lille në fund shtatori 2021
Nice-Marsej 23 gusht 2021
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)