Sërish korrupsion në Universitetin e Elbasanit, kush janë tre sekserët e arrestuar (EMRAT)

Sërish korrupsion në Universitetin e Elbasanit, kush janë tre sekserët e arrestuar (EMRAT)

Universiteti i Elbasanit

ELBASAN - Zbulohet një tjetër rast korrupsioni në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" në Elbasani. Tre sekserë kanë rënë në pranat e policisë në kuadër të operacionit "Sezoni", të cilët premtonin nota kaluese te studentët, duke ndikuar te pedagogët. Të arrestuarit janë Skënder Stafa, 46 vjeç, Qamil Murataj, 49 vjeç dhe Medi Hana, 50 vjeç, lindur dhe banues në Skëndërbe, Njësia Administrative Rrajcë, Bashkia Prrenjas.

Ndërsa në hetim, thanë burime nga Prokuroria për Report Tv, janë vënë edhe tre pedagogë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimore.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan

Finalizohet operacioni policor “Sezoni“.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit pas një hetimi dy mujor me metoda speciale të hetimit

Finalizimi i operacionit nga Policia e Elbasanit me mbështetjen edhe të Njësisë e Forcës së Posaçme, Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ndalohen tre shtetas, të cilët ushtronin ndikim te petagogët e universitetit Aleksandër Xhuvani, Elbasan.

Nga Specialistët për Hetimin e krimit Ekonomik e Financiar u finalizua Operacioni Policor “Sezoni“, në funksion të Proçedimit Penal të vitit 2018, pas një hetimi 2 mujor në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe Njësinë e Forcës së Posaçme, Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u bë i mundur dokumentimi ligjor i aktivitetit kriminal dhe ekzekutimi i Urdhërit për ndalimin e të dyshuarve për krim, konkretisht:

• Skënder Stafa, 46 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Precë e poshtme, Njësia Administrative Funar, Bashkia Elbasan.

Qamil Murataj,49 vjeç, lindur në Shikaj Kukës dhe banues në Mëzez-Fushë, Njësia Administrative Kasash, Tiranë.

Medi Hana, 50 vjeç, lindur dhe banues në Skëndërbe, Njësia Administrative Rrajcë, Bashkia Prrenjas.

Shtetasit e lartpërmendur ndërmjetësonin te petagogët për të marrë notën kaluese në shkëmbim të vlerës monetare. Ndalimi i personave të sipërpërmëndur u bë për kryerjen e veprës penale “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike“, i parashikuar nga neni 245/2 i Kodit Penal.

Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të tjera detaje. Vazhdojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Skender: 17/10/2018 12:48

    Po mesuesit qe i detyrojne nxenesit te shkojne ne kurse private e fitojne mijra e miliona dhe nuk paguajne asgje .Punojne ne informalitet te plote dhe askush nuk i thote asgje .Po nuk shkove ne kurs 10 behet 5 ose 6 pse jo dhe 4.Per mua fajin e drejtori i shkolles qe nuk zbaton nenin e dispozitave normative qe e ndalon mesuesin te bej kurse me nxenesit e shkolles ku punon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë