Sërish krisma në Shkodër, plagoset me pistoletë një person në Malësi të Madhe, arrestohet autori (Emri)

Sërish krisma në Shkodër, plagoset me pistoletë një person në Malësi të Madhe, arrestohet autori (Emri)

Foto ilustruese

Sërisht krisma me armë në Shkodër! Pas atentatit me një të vrarë dhe një të plagosur rëndë në Dukagjin, një plagosje me pistoletë ka ndodhur në Malësinë e Madhe.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Demiraj pas nje konflikti mes 3 personave në fshatin Grizhë. Gazetari Ergys Kavaja raporton për një burrë të plagosur i cili është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

Në polici janë shoqëruar dy persona një prej të cilëve autori i plagosjes Arsid Kurtaj. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 20:50, në fshatin Demiraj, pas një konflikti për motive të dobëta mes shtetasve E. G., e A. K., me shtetasin S. B., ka mbetur i plagosur me armë zjarri pistoletë jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. G., 28 vjeç. 

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Në vijim të veprimeve hetimore, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme, shtetasi S. B.,  pasi dyshohet se gjatë konfliktit ka plagosur me armë zjarri shtetasin  E. G. Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e shtetasit A. K,  i përfshirë në konflikt.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Duhet të besojmë tek vetja e të forcojmë fitoren e PD

Duhet të besojmë tek vetja e të forcojmë fitoren e PD