Sërisht anonimë kultivuesit e 
kanabis, asgjësohen 1194 rrënjë

1194  rrënjë bimë narkotike e lloit kanabis sativa janë zbuluar dhe asgjësuar nga efektivët e policisë në Elbasan, Tepelenë e Tropojë. 

Edhe në operacionin e 24 orëve të fundit asnjë nga kultivuesit e lëndës narkotike nuk është identifikuar edhe pse policia ka nisur menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Nga kjo sasi bime narkotike e zbuluar 350 rrënjë janë zbuluare asgjësuar në Elbasan, 550 rrënjë në Tepelenë dhe 294 rrënjë në Tropojë.
 
Elbasan, asgjësohen 350 rrënjë kanabis
Asgjësohen  350  rrënjë bimë narkotike  të dyshuara si kanabis sativa

Gjatë  ditës  së  djeshme, është goditur një  tjetër  rast  i kultivimit të bimëve narkotike, pas kontrolleve të imtësishme të policisë në fshatin Bishqem  Peqin, ku  u  asgjësuan    350  rrënjë   bimë  narkotike.

Bima narkotike u zbulua  në një zonë të pyllëzuar, grupi  hetimor  ka  gjetur  të  kultivuara  në mënyrë të çrregull 350 rrënjë bimë narkotike, të dyshuara si kanabis sativa, që u azgjesuan  në  vënd  me  anë  të  djegies.

Vazhdon  puna  për evidentimin dhe kapjen  e  autorëve

Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të mëtejshme për veprën  penale “Kultivimi i bimëve narkotike”
 
Tepelenë, asgjësohen 550 rrënjë kanabis në 3 parcela
Gjatë ditës së djeshme, efektivat e Komisariatit të Policisë Tepelenë  në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrollin e teritorit, “evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike” si dhe mbi bazën e informacioneve të  marra në  rrugë  operative kanë  ushtruar një kontroll të imtësishëm ku si rezultat janë gjetur e asgjesuar 550 rrënjë bimë narkotike e llojit kanabis sativa.

Në vendin e quajtur “Gropa e Derrit”, në fshatin Peshtan, Tepelenë u gjetën të kultivuara në 3 (tre) parcela të hapura rishtaz për kultivim të bimëve narkotike 550 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva të cilat u asgjesuan me anë të djegies.
 
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve për veprën penale “Kultivimi I bimëve narkotike” të parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.                                                            
Tropojë, asgjësohen  294 rrënjë kanabis në 2 parcela.
Në vendin e quajtur “Lumi i Gashit”, Tropojë e Vjetër, janë gjetur  dhe asgjesuar rreth 294 rrënjë bimë narkotike të kultivuara në 2(dy) parcela, të hapura rishtas në pyll.
 
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I dashuri i vajzës dhe 4 djem në kërkim për alarmin tek 'Astiri', policia: Dyshohet se mbajtën të mbyllur 21-vjeçaren

Tiranë/ I dashuri i vajzës dhe 4 djem në kërkim për alarmin tek 'Astiri', policia: Dyshohet se mbajtën të mbyllur 21-vjeçaren