TIRANË - Në të njëjtën ditë që parlamenti vendosi ringritjen e komisionit hetimor për serverin e Tatimeve, Prokuroria e Tiranës ka njoftuar deputetët për pushin e hetimeve për këtë rast.
Pushimi i hetimeve konfirmohet për Shqiptarja.com nga Prokuroria e Tiranës e cila sqaron se me shkresë zyrtare parlamenti është njoftuar për pushimin e procedimit penal të nisur në vitin 2013 për fshirjen e të dhënave nga serveri dhe shpërdorim detyre.
Në shkresën dërguar Parlamentit e cila mban firmën e drejtuesit të akuzës në kryeqytet Petrit Fusha argumentohet se nga verifikimet e bëra rezulton se nuk ka element të veprës penale.
Të njëjtat burime sqaruan se nga ekspertiza teknike e bërë në serverin e Tatimeve nuk rezulton të ketë fshirje të deklaratave tatimore apo mungesë të dhënash, pasi çdo gjë është rikuperuar me anë të sistemit “backup”.
Por si përfundoi kjo dosje në prokurori?
Në tetor të 2 viteve më parë në prokurori do të regjistroheshin dy kallëzime. Një nga drejtoresha e tatimeve Briseida Shehaj ndaj ish-vartësit të saj për ndërhyrje në sistemin e të dhënave dhe një nga ish -drejtori i IT-së Renald Rista ndaj eprores së tij.
Por të dy kallëzimet e regjistruara në një procedim penal kanë rezultuar pa element të veprës penale çka kanë detyruar akuzën të marrë vendimin e pushimit dhe më 21 tetor të njoftojë parlamentin.
Më datë 20 tetor një ditë para seancës parlamentare, Kuvendi me anë të një shkrese ka kërkuar informacion se në ç’fazë ndodheshin hetimet për serverin e tatimeve.
24 orë më pas prokuroria njofton se këto hetime janë pushuar pas verifikimeve paraprake në qershor të 2015 duke argumentuar se nuk ka fshirje të dhënash dhe element të veprës penale.
Çfarë ndodh tani me komision hetimor dhe serverin?
Komisioni hetimor i ngritur me 110 vota të enjten e kësaj jave mund të kryejë hetim administrativ për procedurat e ndjekura nga Drejtoria e Tatimeve në lidhje me pretendimet për ndërhyrjet në server.
Ndërsa për prokurorinë kjo çështje konsiderohet e mbyllur - dhe po ashtu sqaron akuza - palët të cilat kanë bërë kallëzim nuk kanë apeluar vendim e pushimit të hetimeve.
Por nëse nga komisioni do të konstatohet një vepër penale e ndryshme nga ato për të cilën është vendosur pushimi i hetimeve atëherë sqaron prokuroria mund të regjistrohet sërish procedim penal dhe të kryhen hetimet.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com