Ndërsa opozita nesër në 11:00 do të mbajë protestën e paralajmëruar kundër qeverisë, në të njëjtën orë kryeministri Edi Rama do të jetë në qytetin e Vlorës në takime me qytetarët në kuadër të dialogut në kuadër të zgjedhjeve lokale. Është quajtur nga opozita si një anti-miting i kreut të qeverisë për të shuar sipas saj peshën e protestës së opozitës së bashkuar.

"Na qenkan shqetësuar andej nga Mavroboja për takimin e Vlorës nesër. Presion i madh për t'i sjellë njerëzit në mitting thonë.  S'është mitting o mavri me bojë po dialogu qytetar Bashkia që duam, prandaj mos na bëni reklamë amantë keqen, se i thonë Vlorë hesapi dhe s'kemi ku ulim njerëzit", tha Rama

Nesër opozita e bashkuar do të mbajë një protestë kundër qeverisë, korrupsionit dhe lidhjeve të pushtetit sipas tyre me krimin. Nga radhët e opozitës janë ngritur pretendime se kreu i qeverisë po bën anti-miting, duke u larguar në Vlorë në të njëjtën ditë që ata do të tubojnë para kryeministrisë.

Prej ditësh Rama ka nisur turin “Bashkia që duam” ku konsultohet me qytetarët për problematikat që ata kanë me njësitë vendore.

Policia ka dhënë informacione se në protestë do të ketë persona me rekorde kriminale që do të ushtrojnë dhunë dhe i ka bërë thirrje organizatorëve të distancohen nga aktet e dhunës. Po ashtu një apl ka edhe për qytetarët që nuk do dalin në tubim, që të shmangin zonat pranë protestës.