/ ATSH - Muzeu Historik Kombëtar, në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore Atdhetare "Labëria", organizuan sot sesionin shkencor "Labëria në 70-vjetorin e çlirimit të atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë".
Në këtë sesion kumtuan figura të njohura të historisë dhe mendimit shqiptar si, Prof.Dr.Paskal Milo, Prof.Dr.Pëllumb Xhufi, Prof. Dr. Xhelal Gjeçovi, Prof.Dr. Hamit Kaba dhe nëndrejtori i Muzeut Historik Kombëtar, .Dorian Koçi, ndërsa të ftuar nderi ishin akademiku Rexhep Qosja, ish-Presidenti Alfred Moisiu etj.
Sesioni u hap nga kryetari i shoqatës "Labëria", Ago Nezha, i cili u shpreh se "duhet të jemi krenarë që populli i Vlorës ishtë i pari që i bëri qëndresë nazi-fashistëve.
Më pas, Prof.Dr. Paskal Milo theksoi se "të gjithë historianët duhet të ndërgjegjësohen për shkrimin e historisë me fakte dhe argumente, të cilat nuk mungojnë në arkivat shqiptare dhe ato botërore". "LANÇ ishte një luftë civile, pasi ishte një luftë drejtuar pushtuesve dhe ishte nacionalçlirimtare sepse në rrafsh kombëtar shqiptarët ishin të pushtuar dhe trojet e tyre duhet të çliroheshin", u shpreh Milo.
Prof.Dr.Pëllumb Xhufi në fjalën tij theksoi se "lufta në Shqipëri ishtë një provë e madhe përballë një çështjeje ndërkombëtare kundër fashizmit". "U luftua për çeshtje kombëtare. Pushtimi fashist ishte akti i fundit i një të ardhmeje të vështirë me territoret e cunguara".
"LANÇ nuk ishte një luftë civile, pasi një luftë e tillë nuk bëhet në një vend të pushtuar dhe ajo nuk ishte një luftë për pushtet", theksoi Prof.Dr. Xhelal Xheçovi.
Nëndrejtori i Muzeut Historik, Dorian Koçi, ne mbyllje te sesionit me kumtesën e tij u shpreh se deklaratat e tri Fuqive Aleate janë dëshmi se që nga viti 1942 Shqipëria ishte njohur si pjestare e Koalicionit Antifashist.
Misionet Aleate në Shqipëri synonin të jepnin ndihmesë për organizimin, drejtimin dhe furnizimin me material të formacioneve luftarake shqiptare për angazhimin maksimal të forcave të qëndresës kundër nazi-fashistëve, të mblidhnin të dhëna për vendodhjen dhe lëvizjet e forcave armike, theksoi ai.
/Shqiptarja.com