Koreja e Jugut pretendon se Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike në brigjet e sasj lindore të dielën. Ky veprim pason disa ditë stërvitjesh ushtarake të Phenianit pranë kufirit detar me Korenë e Jugut.
“Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike të paidentifikuar drejt Detit Lindor”, thuhet në një deklaratë nga Shefat e Përbashkët të Shtabit në Seul, duke iu referuar zonës ujore të referuar gjithashtu si Deti i Japonisë.
Tensionet në Gadishullin Korean po rriten pasi Pheniani lëshoi satelitin e parë spiun ushtarak në nëntor.
Në dhjetor, Koreja e Veriut tha se kishte testuar raketën e saj më të re balistike ndërkontinentale për të vlerësuar gatishmërinë luftarake të forcës së saj bërthamore kundër armiqësisë në rritje të SHBA-së, ndërsa Uashingtoni dhe aleatët filluan të operojnë një sistem të shkëmbimit të të dhënave të raketave në kohë reale.