Aktori i njohur Erjon Mustafaraj, që ka mbetur në kujtesën e publikut shqiptar prej rolit të tij fantastik në filmin “Beni ecën vet” të Xhanfise Kekos, do të jap një shfaqje në ndihmë të fëmijëve jetimë.
Mustafaraj ka shkruar vetë një komedi muzikore, që e ka titulluar "Sexterapi në kryeqytet". Gjithashtu ai është edhe regjisori i komedisë, ku ka gërshetuar tingujt e këngës popullore të Tiranës dhe Rrock- ut.
I ftuar në studion e Rreze Diellit të Report TV, Erjon Mustafaraj ka rrëfyer disa nga sekretet e kësaj komedie, që do të jepet për publikun këtë të mërkurë në orën 19.00 në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë.
''Shfaqja jonë jep mesazhin që dashuria nuk është lojë. Duke u nisur nga kjo duhet patjetër sexterapi që nesër mos ta nisësh diçka gabim dhe të mbetësh me një fëmijë në dorë edhe mos të dish se çfarë të bësh më të'', u shpreh Mustafaraj.
Komedia bënë fjalë për një çift emigrantësh shqiptar të Amerikës, të ardhur me pushime në Shqipëri, që papritur e gjejnë veten duke u përzier me ato hallet që donin t`i harronin. Zgjidhja ka vetëm një emër: seksologu i famshëm Dr. Babole.
Komedia do të ngjitet në skenë me skenografi të Bledar Gercaliut dhe muzikë të Fabian Asllanit, ndërsa në rolet kryesore do të luajnë Markela Dede, Endrin Ajdini, Herion Mustafaraj, Genc Lleshi, Arian Kondi.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO
Fondet e komedisë për jetimët">