Për socialistët, pushimet u mbyllën zyrtarisht. Sezoni i ri politik i gjeti këtë të diel në Pogradec, në një takim dyditor të thirrur nga kryesocialisti Edi Rama me përfaqësuesit e lartë të selisë rozë në vilën qeveritare buzë liqenit.
“Nga Pogradeci kur dielli po perëndon mbi liqen, aty ku Lagushi gjente frymëzimet e veta magjepsëse, dhe aty ku ne u përpoqëm të mbledhim së bashku reflektimet e një periudhe pushimesh aktive, lidhur me sezonin e ri politik”, tha Rama.
Kryefjalë e takimit të kësaj të diele, me drejtuesit politikë socialistë në 12 qarqe dhe krerët e komisioneve parlamentare, dy dokumentet e prezantuara nga shefi i qeverisë në fund të korrikut, dokumente që synojnë të reflektojnë frymën e re të socialistëve në këtë mandat të katërt me theksin te shqetësimet e qytetarëve.
“Kemi diskutuar për “Besën”, për “Praninë Besnike”, ekosistemin e ri të komunikimit të qeverisë. Jo në kuptimin thjesht të komunikimit publik por të komunikimit me qytetarin”, shpjegoi kryeministri.
Thelbi i qasjes së re, ndryshimet në komunikim, ku “Pasqyrë Albania” do të jetë platforma e gjurmimit të halleve të shqiptarëve.
“Kemi diskutuar edhe për pasqyrën unike, “Pasqyrë Albania”, ku qytetarët do të kenë të pranishëm të gjithë institucionet dhe ku ambicia është që më herët se vonë të arrijmë në pikën që çdo kërkesë, çdo shqetësim e hall i qytetarit i drejtuar institucioneve të jetë si pako postare, statusi i së cilës ndiqet në kohë reale nga dërguesi, dhe nga ana tjetër shteti, qeveria, institucionet ndjekin përgjegjësitë dhe ku çdo shkelje afati shihet me lupë”, shprehet Rama.
Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura Rama u ka kërkuar të vetëve që të japin edhe ide se si mund të shkohet drejt një versioni më të mirë të bashkëqeverisjes mes ministrave, kryetarëve të bashkive dhe drejtorëve të përgjithshëm.
Të hënën, kreu i qeverisë do të takojë ministrat në atë që njihet si një “retreat” , të cilët se do të raportojnë për punën e bërë deri më tani, por edhe për prioritetet në vitin e dytë të mandatit të katërt bazuar mbi këto dy dokumente.
Takime të kësaj natyre të cilat konsiderohen informale, kryeministri Rama i ka mbajtur në nisje të çdo sezoni të ri pas pushimeve verore.
Pas këtij takimi pritet që kryeministri Rama të mbledhë në ditët e para të shtatorit edhe asamblenë e Partisë Socialiste, një forum partie të cilin e ka përdorur përgjithësisht për të njoftuar ndryshime në qeveri.
Kjo mbledhje vjen pas një sezoni të vështirë politik, me protestën gati 3 muaj para zyrës së kryeministrisë.
Pas takimit me drejtuesit politikë të qarqeve, kryeministri Rama ka ndarë një video nga Pogradeci, teksa dielli perëndon dhe bën një përmbledhje të asaj që ndodhi brenda mbledhjes.
Siç Report Tv ka raportuar deri më tani, diskutimet kanë qenë për ‘Besën’, ‘Praninë Besnike’, komunikimin e qeverisë me qytetarin, si dhe për Pasqyrë Albania, platforma ku çdo shqetësim do të reflektohet dhe ndiqet në kohë reale.
Nga Pogradeci, kur dielli po perëndon mbi liqen, aty ku Lasgushi gjente frymëzimet e veta magjepsëse dhe aty ku ne u përpoqëm të mbledhim së bashku reflektimet e një periudhe pushimesh aktive, të lidhur me sezonin e ri politik, kemi diskutuar për “Besën”, kemi diskutuar për praninë besnike; kemi diskutuar për ekosistemin e ri të komunikimit të qeverisë, jo në kuptimin thjesht të komunikimit publik, por të komunikimit me qytetarin; kemi diskutuar edhe për pasqyrën unike, “Pasqyrë Albania”, ku qytetarët do të kenë të pranishme të gjitha institucionet dhe ku ambicia është që, më herët se vonë, të arrijmë pikën që çdo kërkesë, çdo shqetësim, çdo hall i qytetarit drejtuar institucioneve të jetë si një pako postale, statusi i së cilës ndiqet në kohë reale nga dërguesi dhe, nga ana tjetër, shteti, qeveria, institucionet ndjekin përgjegjësitë dhe çdo shkelje afati shihet me lupë”, tha Rama.
Pas 7 orësh, ka përfunduar mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste. Gjatë këtyre orëve është diskutuar në themel dokumenti “Besa” dhe çfarë mund të bëhet për ta përmirësuar në mënyrë që të ketë një alternativë qeverisëse më të mirë për qytetarët.
Rama u ka kërkuar një mendim se çfarë mendojnë për bashkëqeverisjen dhe bashkërendimin mes pushtetit qendror e lokal për ritëm më të shpejtë pune.
Tanimë të gjithë i janë drejtuar një restoranti për të darkuar, ku do t’u bashkohen edhe drejtues të kabinetit.
Mbledhja që kryeministri Rama dhe drejtuesit politikë të PS po zhvillojnë në Pogradec ka kaluar në pushimin e drekës.
Në video mund të shihen Belinda Balluku e Ulsi Manja, ky i fundit me pjatë në dorë.
Pas drekës do të ketë diskutime për komunikimin e PS, daljet në media dhe përdorimin e rrjeteve sociale.
Kryesocialisti Edi Rama ka mbërritur në vilën qeveritare në Pogradec për takimin që do të zhvillojë me drejtuesit politikë të qarqeve. Nesër, shefi i qeverisë do të mbledhë ministrat të cilët do të bëjnë një bilanc të punës për secilin dikaster.
-
uje e drita duam
Përgjigju -
Besa pasqyra nga hici ne hic asgjekundi.medemek shkunde drejtoret e bashkive hidhi nje sy i ke po aty me nje fjal hic asgje....a ka njeri ti thoj ketij mos u bej te tjereve ate qe ake qef te ta bejn ty...esht thenie e popullit
Përgjigju -
Vetem ne Shqiperi qeveriset me BESA.ne nje shtet ligjor qeveriset me ligje jo me bes.tall k….i gjati me ju.
Përgjigju -
Ju humbt rraca sic jeni aty eskorte hajdutesh e kriminele komplet ne liqen e lumin shkumbin te bini tiu nxjerre renea pas 2 ditesh...
Përgjigju -
Takime pa kuptim. Rama po argëtohet. Dajti është në flakë pranë shtëpisë së tij për gati 12 ditë! 200 ushtarë mund të mobilizohen për të ndaluar katastrofën mjedisore!
Përgjigju -
Cfare vendosem? Vendosem qe Pogradecit, do i heqim pohimin "PO" dhe do ta edukojme si Gradeci....
Përgjigju-
Jane piromane berishist qe po I vene flaken vendit , Kujtojne se me zjarvenie do rezojne qeverin ? Qeveria rezohet me vote dhe jo duke djegur vendin , pd nuk vjen kurre ne pushtet çfardo qe te bejne .
-









Komente
Komento