Sezoni i verës në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës: Disa këshilla praktike për udhëtimin tuaj

Sezoni i verës në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës: Disa këshilla praktike për udhëtimin tuaj

Teksa sezoni i verës ka nisur, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) është i përkushtuar të sigurojë që udhëtimi juaj të jetë sa më i qetë dhe i këndshëm.

Më poshtë gjeni disa këshilla të dobishme për t’ju ndihmuar në mjediset e aeroportit që vlejnë kryesisht përgjatë sezonit të ngarkuar turistik:

1. Mbërritja në aeroport: Për të shmangur nxitimin e minutave të fundit dhe për t'u siguruar që keni kohë të mjaftueshme për check-in dhe kontrollin e sigurisë, ju rekomandojmë të mbërrini në aeroport të paktën 3 (tre) orë përpara orarit tuaj të fluturimit.

2. Printoni boarding pass: Mos harroni të vini në aeroport me boarding pass të printuar. Kjo do t'ju kursejë kohë dhe do të sigurojë një proces të qetë përmes pikave të kontrollit të aeroportit. Përndryshe do duhet të prisni hapjen e sportelit të check-in, për t'u pajisur me boarding pass.

3. Kalimi i bagazheve: Për pasagjerët me bagazhe, ju lutemi informohuni se sporteli i check-in zakonisht hapet 2 orë e 30 minuta para nisjes. Nëse nuk e keni printuar paraprakisht boarding pass, mos u shqetësoni! Mund ta merrni në sportelin e kontrollit kur të hapet.

4. Qëndroni të informuar: Qëndroni të përditësuar me çdo njoftim që ju vjen nga linja ajrore në lidhje me fluturimin tuaj. Përdorni ekranet e informacionit të aeroportit ose faqen tonë zyrtare të internetit për përditësime në kohë reale mbi ndryshimet e portës, vonesat ose informacione të tjera të rëndësishme.

Ekipi ynë është i gatshëm për t'ju ndihmuar në çdo hap, për të siguruar që udhëtimet tuaja verore të nisin sa më mirë.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?