Sezoni turistik, Beqaj vlerëson kontributin e vullnetarëve të emergjencave civile

Durrës, 12 Shtator/ATSH/- Shërbimi kombëtar i urgjencës e gjeti Shqipërinë këtë sezon turistik veror edhe me një  risi, që këtë herë vjen si model nga Italia.
Bëhet fjalë për vullnetarët e qendrës së emergjencave civile, të cilët  së fundi janë çertifikuar si të tillë për kontributin që dhanë gjatë sezonit turistik 1 qershor - 10 shtator 2014 në plazhet e Qarkut të Durrësit.
Në ceremoninë përmbyllëse dhe atë të shpërndarjes së çertifikavete për infermierët dhe mjekët vullnetarë që shërbyen në zonën e plazhit të Qarkut të Durrësit gjatë stinës së Verës, të organizuar një ditë më parë nga Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile, të zhvilluar në mjediset e Shërbimit të Kavalishencës në plazhin e Durrësit, i pranishëm ishte edhe Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili duke folur për ligjin e ri për ngritjen e një Shërbimit Kombëtar të Urgjencës Mjekësore u ndal edhe tek vullnetarët.
Beqaj tha se "qendra vullnetare e emergjencave civile është një vlerë e shtuar," ndërsa vuri në dukje masat që ndërmori ministria e Shëndetësisë për mbarëvajtjen dhe sigurimin e kujdesit shëndetësor gjatë sezonit turistik të verës, ku midis të tjerash, organizoi edhe ngritjen e këtyre qendrave të përkohshme të urgjencës mjekësore për të përballuar një nga problematikat me rëndësi jetike për popullatën, siç është ndërhyrja e shpejtë dhe me cilësi për shpëtimin e jetëve në rastet e urgjencave mjekësore dhe parandalimin e handikapit.Ministri e konsideroi sezonin, "si pjesë në të cilët të gjithë operatorët duhet të japin kontributin e tyre."
Për ministrin Beqaj "kontributi i ekipeve të vullnetarëve të angazhuar është i lavdërueshëm dhe do të merret edhe në sezonin e ardhëshëm në konsideratë," duke lënë si porosi që përgatitjet për sezonin e ardhshëm veror të nisin që në muajin prill, me qëllim që shtrirja e vullnetarëve të kësaj qendre, por edhe të qendrave të tjera të veprojnë edhe në Theth apo Valbonë, ku gjatë verës ka mjaft turistë shqiptarë dhe të huaj.
Ndërsa drejtori i Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile Nebi Muçaj tha se bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë na dha mundësinë të operojmë dhe të kryejmë mbi 1012 shërbime në të gjithë plazhin, nga të cilat 12 shpëtime jete, 229 pickime nga insektet, 174 helmime, 170 mjekime plage, 292 vizita, 123 injeksione, si dhe më shumë se 100 transporte drejt urgjencës së Durrësit. Për vullnetarët që shërbyen gjatë sezonit turistik u shpërndanë çertifikatat, si dhe u prezantua një dokumentar me punën e vullnetarëve gjatë sezonit veror./a.gegvataj/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës