Sezoni turistik/ Fluks udhëtarësh në portin e Durrësit, mbërrijnë 4144 pasagjerë, 27 sportele në funksion

Sezoni turistik/ Fluks udhëtarësh në portin e Durrësit, mbërrijnë 4144 pasagjerë, 27 sportele në funksion

Sezoni turistik ka shtuar fluksin e pasagjerëve në Portin e Durrësit. Vetëm këtë mëngjes tre tragete nga Italia kanë mbërritur në Durrës. Në total bëhet fjalë për 4144 pasagjerë dhe 821 automjete.

Burime nga Kapiteneria e Durrësit bëjnë me dije se nga Ankona kanë mbërritur 1112 pasagjerë dhe 392 automjete. Ndërkohë, 1565 pasagjerë dhe 418 automjete kanë mbërritur me traget nga Bari, dhe 1467 pasagjerë dhe 499 automjete të tjera kanë mbërritur po nga Bari.

Për të përballuar fluksin në funksion janë vendosur 27sportele për udhëtarë, automjete dhe mjete të rënda. Në mbrëmje priten edhe 2 tragete të tjerë nga porti i Barit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin