SHKODER- Sezoni turistik rrit numrin e të punësuarve në zonat bregdetare por edhe ato ku ka zhvillim të turizmit. Për këtë arsye, drejtori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Punës, Dritan Ylli ka nisur një sërë inspektimesh në aktivitete të ndryshme private, në bregdetin e Velipojës në Shkodër, për të monitoruar zbatimin e dispozitave ligjore të kontratës së punës në mes të përfaqësuesve të subjekteve dhe punonjësve.
Duke qenë se bregdeti Shqiptar në veçanti, por edhe në zona të tjera turistike të Shqipërisë, që janë Pogradeci, Korça, apo edhe zona të turizmit malor në rrethet veriore dhe verilindore të vendit, sidomos gjatë këtij sezoni bëhet një punëdhënës shumë i madh për vendin tonë, Inspektorati i Punës është angazhuar në terren për të monitoruar të gjithë aktivitetet private me synim zbatimin e marrëdhënies së ligjshme të punësimit, futjen e të gjithë punonjësve ne skemën e pagesës së kontributeve për sigurimet shoqërore, kushtet teknike të sigurisë dhe shëndetit për punonjësit, etj.
“E gjithë trupa inspektuese është e angazhuar që nëpërmjet këtyre kontrolleve të synohet minimizimi i punës informale duke evidentuar çdo punonjës që punon në marrëdhënie jo të ligjshme pune, jashtë rregullave të mbrojtjes së sigurisë dhe shëndetit në punë, dhe veçanërisht punësimin e punëmarrësve nën 18 vjeç, apo punës me kohë të pjesshme të minimizohet”, ka pohuar Ylli. Ky aksion që ka nisur që nga fillimi i sezonit turistik.
Shkrimi u publikua në Shqiptarja.com, (Print) më 26.07.2014
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com