Sezoni turistik, Klosi: Bregdeti, problematika në të gjithë sipërfaqen

Një ditë para fillimit  Javës së Tokës, ministri Klosi së bashku me të rinjtë aktivistë të Ecovolis dhe Ekomendje pastruan skajin më verior të detit Adriatik. Në grykëderdhjen e lumit Buna, në fillim të plazhit të Velipojës bashkë me ujërat vijnë edhe mbetjet që shpërndahen më pas në rërë.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi apeloi qytetarët dhe bizneset që të përfshihen në “Javën e Tokës”. kreu i Turizmit dhe Mjedisit theksoi se aksioni do të vijojë edhe pas datës 22 prill përgjatë gjithë sezonit turistik. Ai u shpreh se të gjitha institucionet janë angazhuar në operacionin e pastrimit, por përfshirja e të gjithë shoqërisë sidomos në 22 prill, do të jetë vendimtare për një mjedis më të pastër.

Klosi theksoi se plazhi i mbushur me plehra është në kontrast të fortë  me pjesën tjetër në Malin e Zi, ku mjedisi dhe turizmi janë të zhvilluar së bashku në formën më të mirë. Kjo diferencë është e papranueshme për ministrin Klosi i cili shtoi se sezoni i bukur turistik është i papërputhshëm me këtë situatë që ka bregdeti ynë.

Java e Tokës fillon më 16 prill dhe kulmon më 22 prill, Ditën Ndërkombëtare të Tokës, ditë kur prej vitit 1970, shtete në mbarë botën përfshihen në aktivitete të ndryshme në dobi të mjedisit. Shqipëria këtë vit nëpërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit organizon Javën e Tokës me një aksion të detajuar dhe mirëorganizuar në mbarë vendin të fokusuar në bregdet dhe shtretërit e lumenjve, si zona ku janë depozituar ndër vite mbetje urbane, por edhe si zona kyçe të sezonit turistik. 

 

Ora 19:03
Sezoni turistik, pastrohet grykëderdhja e Bunës
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      20 Nëntor, 13:18

      Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



    ×

    Lajmi i fundit

    Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

    Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?