Për t’i ardhur në ndihmë pushuesve të sezonit veror, të cilët përgatitën për të pushuar përgjatë bregdetit, është kryer procesi i dezinsektimit nga ajri në Gjirin e Lalëzit. Dezifektimi është kryer në zonën e e brezave ujëmbajtës dhe kanaleve midis pyllit me pisha, prapa vilave në një sipërfaqe më të madhe se 30 ha. Trajtimi u krye me produktin VectoBac që përmban agjent biologjik Bacilus turingensis israelensis shtami AM 65-52.
Aplikimi u zhvillua nga ajri me anë të sistemit të aplikimit të montuar në avion ANTONOV II. Aplikimi u zhvillua nga ajri me anë të sistemit të aplikimit të montuar në avion ANTONOV II. Kalibrimi i avionit u bë herët në mëngjes në Aeroportin e Rinasit dhe rreth orës 6:30 të mëngjesit.
Gjatë procesit të dezinsektimit ishin të pranishëm specialistë të Institutit të Shëndetit Publik si dhe përfaqësues të Drejtorisë rajonale të Shëndetit Publik. Procesi i dezinsektimit të mushkonjave përfshin 4 prefektura të vendit si më poshtë: Prefektura e Lezhës me dy zona: Zona në Lezhë pranë Kune Vain në zonën e plazhit, trajtim çdo dy jave për 4 muaj, Zona në Lezhë pranë Ishull Shëngjin dhe Shëngjin toka që përmbyten, trajtim çdo dy jave për 4 muaj.
Ndërkohë dezinfektimi është kryer dhe në prefekturën e Durrësit me tre zona: Shën Pjetër, Gjiri i Lalzit, Komuna Ishëm, trajtim çdo 20 ditë për 4 muaj, Breza dhe kanale midis pyllit me pisha prapa vilave; trajtim çdo muaj për 5 muaj, Zona e Vilave, Gjiri i Lalzit, Komuna Ishëm, trajtim çdo muaj për një periudhë 6 mujore.
Duke vijuar me prefekturën e Fierit me dy zona: Sipërfaqe në Divjakë pranë hoteleve, restoranteve dhe godinave të plazhit të Divjakës, trajtim çdo dy javë për 5 muaj, zona e përmbytur në hyrje të pyllit me pisha, trajtim çdo dy javë për 5 muaj. Në prefekturën e Vlorës me 5 zona: Zona urbane brenda në qytetin e Vlorës, trajtim çdo dy javë për 4 muaj, Kanale në lagjet problematike të qytetit Vlore; trajtim çdo dy javë për 4 muaj, Orikum kanale problematike; trajtim çdo dy jave për 6 muaj, Orikum pranë lagunës; trajtim çdo dy javë për 6 muaj, Parku Kombëtar i Butrintit, trajtim çdo dy javë për 6 muaj.
Në çdo zonë fillimisht është përcaktuar një grup monitorimi me përfaqësues të ISHP dhe DSHP përkatësisht sipas rretheve: Lezhë, Durrës, Lushnjë, Vlorë dhe Sarandë. Në çdo rreth është dërguar gjithashtu një udhëzues me informacion mbi procesin e monitorimit para dhe pas trajtimit dhe me pas është bërë trajnimi i personelit nga stafi i Sektorit të Kontrollit të Vektorëve, ISHP. Grupet e monitorimit janë njohur me natyrën e punës në terren, fazat e zhvillimit të mushkonjave në ujë, diferencimin e larvave të mushkonjave nga larva të invertebrorëve të tjerë, diplopodëve, kopepodëve, të pranishme në mjedisin ujor si dhe në lidhje me momentin qe duhet të kryhet ndërhyrja, për të qenë sa më efektiv për kontrollin e tyre.
Pas përcaktimit të zonave të shumimit të larvave të mushkonjave grupet janë pajisur me dipper për marrjen e mostrave të larvave për kryerjen e monitorimit në stacionet e përcaktuara paraprakisht para dhe 48 orë pas trajtimit. Në bazë të protokollit të punës së ngritur nga Sektori i Kontrollit të Vektorëve, ISHP, në çdo stacion pozitiv kryhen 11 dipping.
Bazuar në rezultatet e marra pas monitorimeve para dhe pas trajtimit për çdo zonë, është ndërtuar një baze të dhënash mbi numrin e larvave për çdo diper në zonat e trajtuara dhe ato të kontrollit. Dhe është zbatuar formula a Mulla et al (1971) për të përcaktuar përqindjen e reduktimit të larvave pas çdo trajtimi./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com