Sezoni turistik në Lezhë, Prendi: Problem, ujërat e zeza e zhurma akustike
Në prag të çeljes zyrtare të sezonit turistik, prefektura e Lezhës ka organizuar një takim me përfasuesit e insitucioneve lokale.
Në prag të çeljes zyrtare të sezonit turistik, prefektura e Lezhës ka organizuar një takim me përfasuesit e insitucioneve lokale. Problematikat që janë zhvilluar gjatë këtij takimi janë nga më të ndryshmet, duke nisur që tek pastërtia në plazhe, ujërat e zeza dhe ndotja akustike.
13 ditë na ndajnë nga hapja zyrtare e sezonit turistik në zonën e Lezhës. Por prefektura e këtij qarku është kujtuar tani të bëjë bilancin e problemeve që sot përballet zona turistike.
Problemet e ngritura në prag sezoni janë, pastërtia në plazhe, eliminimi i derdhjes së ujerave të zeza në det, si dhe ndotja akustike, që për prefektin Gjergji Prendi, janë disa nga problemtikat që duhet të marrin zgjidhje gjatë këtij sezonit turistik.
Kjo ka qenë kërkesa e prefektit gjatë një takimi që zhvilloi me përfasuesit e insitucioneve lokale, për mbarvjatjen e sezonit turistik të këtij viti.
Detyra jonë të paktën e administratës shtetërorë, bashkisë, policisë, është të menaxhojmë këto burime që ne kemi, të sigurojmë kushte për turistët, problemi i zhurmave është një nga problemet më të mëdha, i cili kërkon një bashkëpunim midis këtyre institucioneve, eliminimi mbetjeve urbane që hidhen pa kriter, eliminimi i derdhjes së ujërave të zeza në det apo lumë.
Mungesa e shërbimit Shëndetësor në zonën turistike të Tales, si dhe problemet me energjinë elektrike janë disa nga shqetësimet e ngritura nga Bashkia Lezhë.
Kemi pak rezerva për drejtorinë e shëndetësisë për plazhin e Tales, i cili nuk mbulohet me ambulancë që do ti shërbente pushueseve. Mungesa e së cilës, ka pasur raste që ka sjellë edhe rrezikimin apo humbjen e jetës.
Ardjan Laçi, Drejtor i Turizmit në Bashkinë Lezhë
Sezoni turistik pritet të hapet zyrtarisht me daten 25 maj, ndërsa është kërkuar angazhim maksimal për të ofruar kushte për pushuesit, të cilët duke ju referuar pronotimeve, pritet të jenë të shumtë në numër.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51%
-
Jo
45.7%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5492
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lezhë/ Xhelozia arrin kulmin, 30-vjeçari i vë përgjues të fejuarës në banesë, Policia e merr nën akuzë pas denoncimit
17 Shkurt, 16:09
-
Lezhë/ Burg pa afat 38-vjeçarit! U arrestua për vjedhje, por përgjimet zbuluan se ngacmonte një të mitur
17 Shkurt, 10:59
-
Reshjet e dendura të borës bllokojnë qarkullimin në Rrugën e Kombit! Tre aksidente në segmentin Thirr-Fan-Reps, kompania 'Salillari' e papërgatitur (VIDEO)
17 Shkurt, 07:21
-
Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në rrugën Lezhë-Shkodër, plagoset rëndë një vajzë! Dërgohet me urgjencë drejt spitalit
16 Shkurt, 16:26
-
Nën akuzë për vjedhje e marrëdhënie seksuale me të mitur, në pranga 38-vjeçari në Lezhë
16 Shkurt, 09:32
-
Lule për çiftin e bashkëshortëve që vdiqën në aksident! Familjarët thirrje: Aksi Lezhë- Shëngjin i degraduar, po merr jetë njerëzish
16 Shkurt, 09:02
-
Makina merr flakë në aksin Mamurras-Laç, shoferi arrin të dalë nga mjeti para se të shkrumbohet e tëra (FOTO)
15 Shkurt, 20:56
-
Çfarë është Dizenteria! Cilat janë disa nga shkaqet, simptomat dhe trajtimi (pyetje-përgjigje)
14 Shkurt, 22:08
-
Laç/ Fëmija diagnostikohet me dizenteri, mbyllet kopshti, dezinfektohet godina! I vogli dërgohet në QSUT (FOTOT)
14 Shkurt, 14:52
-
Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët/ Italia ndërpret kontratat e punës së stafit mjekësor, në Gjadër do të qëndrojnë vetëm disa policë
13 Shkurt, 15:45
-
Lezhë/ Plagosja me armë e 30-vjeçarit, Policia: Arrestuam autorin e dyshuar, u ngritën 2 akuza ndaj tij, shkak sherri me motive të dobëta (VIDEO)
13 Shkurt, 15:28
-
Aksidenti i djeshëm në Lezhë-Shëngjin, ndërron jetë edhe gruaja e 30-vjeçarit! Po trajtohej te Trauma
13 Shkurt, 09:14