Sezoni turistik shton bizneset në Lezhë, 600 subjekte vetëm në turizëm! Drejtoresha e Tatimeve: Problem shmangia e taksave

Sezoni turistik ka shtuar numrin e bizneseve që operojnë në qarkun e Lezhës, ku 600 subjekte janë vetëm në sektorin e turizmit.

Drejtoria Rajonale e Tatimeve në Lezhë bëri publike të dhënat, gjatë mbledhjes së komitetit rajonal të zhvillimit të turizmit. Të ardhurat janë rritur ndjeshëm, por sipas drejtoreshës së tatimeve Lezhë, mbetet ende punë për të bërë.

“Nisim punën që në fillim të majit, këtë vit në nivel qarku kemi 600 subjekte me fokus në sezonin turistik. Prezenca e qytetarëve në rrugët e Shëngjinit që japin shtëpi me qira teksa rrinë me çelësat e banesave nëpër duar mbetet problem, sepse kështu shmangin taksat.”- tha Oriana Moriseni

Edhe këtë vit turistik, qytetarët me çelësa janë një problem, çon në uljen e çmimit dhe konkurrence jo të ndershme…

Sezoni turistik ka rritur dhe numrin e të punësuarve kryesisht në zonën e Shëngjinit, ndonëse bizneset kanë hasur vështirësi për të siguruar stafin.

G.MO/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia