/ATSH/- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), gjatë këtij sezon veror, po intensifikon kontrollet në sektorin e shërbimeve, bareve, restoranteve, fast foodeve, për të garantuar sigurinë ushqimore për qytetarët në të gjithë vendin.
Nga fillimi i muajit qershor ka nisur vënia në zbatim e një plani masash që parashikon monitorim periodik kryesisht në zonat turistike. Shkeljet e konstatuara janë të formave të ndryshme, po ashtu edhe masa e gjobave.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën apel subjekteve që të respektojnë standardet e sigurisë ushqimore, pasi nuk do të tolerohet asnjë shkelje. Nga ana tjetër thirrje u bëhet edhe konsumatorëve që të kenë kujdes për të mos favorizuar tregjet informale.