Dalja e Shkodrës është kthyer në një nga pikat më të vështira të qarkullimit gjatë sezonit veror.

Kolonat e makinave shkojnë në disa kilometra, duke e bërë të vështirë lëvizjen për pushuesit që udhëtojnë drejt Velipojës, Shirokës e Zogajt, si dhe për ata që ndjekin aksin drejt Muriqanit apo Tiranës.

Fluksi i lartë i automjeteve lidhet me rritjen e ndjeshme të lëvizjeve gjatë verës, teksa në Shkodër janë rikthyer dhe shumë emigrante.

Përballë kësaj situate, Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit kanë vendosur në zbatim një plan të përbashkët masash për menaxhimin e qarkullimit.

Efektivët janë në terren për të shmangur bllokimet, teksa u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e punonjësve të policisë.