Në zemër të qytetit të Fierit, një flamur gjigant kuqezi është shpalosur mbi një godinë, duke krijuar një pamje mbresëlënëse dhe plot emocion. Flamuri me shqiponjën dykrenare mbulon pothuajse të gjithë fasadën, duke u bërë menjëherë qendra e vëmendjes për kalimtarët.
Kjo iniciativë e tifozerisë së zjarrtë fierake vjen në kuadër të ndeshjes Shqipëri–Poloni, duke reflektuar mbështetjen e fortë për Kombëtaren dhe duke krijuar një atmosferë festive në qytet.
Komento
Komente








