Sfida spektakolare në Vlorë, vajzat e Flamurtarit thyejnë Tiranën! Akuzon trajneria e bardhebluve: Patëm kundërshtarë edhe arbitrat

Flamurtari në basketboll për vajza ka marrë një fitore vendimtare përballë Tiranës në kampionat, duke konsoliduar vendin e parë. Në pallatin e sportit në Vlorë u zhvilluan 4 pjesë spektakolare dhe jo më kot rezultati në fund ishte 61 me 58. Dy skuadrat historikisht rivale i ndanë vetëm 3 pikë epërsi që Flamutari i mori në fund.

“Sot duhet e para të falenderoj të gjithë ata që erdhen të mbështesin Flamurtarin. Ishte vërtet një suport i jashtëzakonshëm. Kjo ndeshje na çoi përfundimisht në vendin e parë dhe pas kësaj ‘play-offin’ e kemi të sigurtë 3 ndeshje në Vlorë dhe dy në Tiranë,”-u shpreh Elona Hasanaj, trajnere e Flamurtarit.

Mirëpo te vajzat e Tiranës kishte pretendime, pasi trajnerja akuzoi se arbitrat i kanë dëmtuar gjatë gjithë sezonit.

“Ne zakonisht nuk luajmë 5-5, por 5 me disa të tjerë nga mbrapa. Analiza jonë fillon duke thënë se do luajmë 5-7 prandaj vazhdojmë punën gjithmonë. Zakonisht kemi dalë të humbur sepse ato 7 janë më të fortë se 5 tanë,”-Mirza Alibegaj, trajnere e Tiranës.

Në 10 sfidat e kampionatit Flamurtari ka fituar gjithmonë, duke e udhëhequr atë me 20 pikë.

Ne.k./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh