Tirana ka prerë biletën e finalës së Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj, pasi mposhti në sallën e sportit ‘Farie Hoti’ Teutën me rezultatin 82-76. Në finalen që luhet sot në orën 18:00 bardheblutë do të përballen me Vllazninë, që për të arritur në kët fazë ia dolën të eliminonin Kamzën 90-88 me pikë.
Nëse Vllaznia ia del të fitoj trofeun e dytë më të rëndësishëm të basketbollit për këtë sezon atëherë do të ishte hera e 14 që ia del, ndërsa Tirana deri më tani e ka fituar 18 herë.
Komento
C'ne me veshje termike 2 ne 3 lojtare tek fotoja? Skane ngrohje pallatet e sporteve?
Përgjigju