Ekipi i Flamurtarit në basketboll për femra është shpallur për herë të 23 në histori kampion i vendit. Në pallatin e sportit të Vlorës vajzat e Flamurtarit kanë mposhtur në finalen e tretë me rezultatin 68-60 Partizanin, duke ngritur në fund edhe kupën.
Kjo ka lumtuar pamasë protagonistët e këtij sezoni të mbushur me shumë vështirësi, ndërsa njëzëri titulli i është dedikuar Viron Toskës, trajnerit legjendë të këtij ekipi që ndërroi jetë pak muaj më parë për shkak të koronavirusit.
“Jam me të vërtetë shumë e lumtur, mendoj se merituam të fitojmë. Kemi punuar fort në muajt e fundit. Kemi dështuar në disa raste, por mendoj se vajzat dhanë gjithçka për kampionatin dhe në fund ia dolëm,”-u shpreh basketbollistja.
“Padyshim që do të thotë shumë për ekipin e Vlorës. Në radhë të parë që arritëm të mbajmë titullin këtu, që ishte shumë e rëndësishme për qytetin në këtë situatë të vështirë. Ky qytet e do shumë sportin, e do shumë basketbollin. Dha shumë për të dhe basketbolli ia ktheu qytetit,”-deklaroi Erion Hoxha, trajner i ekipit.
“Është titull që nuk është suprizë, pasi çdo vit kemi qenë traditë të jemi o në finale ose të dalim kampion. Ky është një vit i vështirë patjetër, pasi dua t’ia dedikoj ish-trajnerit legjendë të basketbollit Viron Toska, pasi nuk jeton më dhe ka lënë një boshllëk të madh,”-tha Klevis Kaso, shef i klubit.
Ky titull në basketboll për Flamurtarin vjen dy ditë, pasi klubi i futbollit preku fundin duke zbritur në kategorinë e dytë.


Viron Toska, trajneri legjendë të këtij ekipi që ndërroi jetë pak muaj më parë për shkak të koronavirusit
Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 10:18
Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?
-
Fiton Anglia
49.6%
-
Barazim
31.6%
-
Fiton Shqipëria
18.8%
Vota total: 579
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ngec Vora kryesuese, Flamurtari dhe Besa afrohen me kreun! Rezultatet dhe renditja në Kategorinë e Parë
9 Mars, 16:13
-
Renditja/ Vora pa rivalë, ndjek Flamurtari! Kukësi rigjen fitoren, rezultatet në Kategorinë e Parë
5 Mars, 15:34
-
Kategoria e Parë/ Erzeni gjen fitoren e dytë sezonale, Vora e Flamurtari 'luftë' për kreun! Rezultatet dhe renditja pas raundit të 25-të
2 Mars, 16:33
-
Kategoria e Parë/ Flamurtari 'poker' në shtëpi, përmbys 4-1 Korabin! Pogradeci dhe Lushnja paqe mes katër golash
28 Shkurt, 15:59
-
Kategoria e Parë/ Vora dhe Flamurtari bëjnë detyrën dhe qëndrojnë në krye, tri pikë për Lushnjën
15 Shkurt, 15:58
-
Kategoria e Parë 'eklipson' elitën, Flamurtari mposht Besën mes 4 mijë tifozëve! Vora 'shuplakë' Erzenit për kreun, rezultatet e javës së 22
8 Shkurt, 15:27
-
Kategoria e Parë/ Besa 'zhyt' Kukësin, Vora dhe Flamurtari fitore kryesuesish
2 Shkurt, 15:53
-
Renditja/ Flamurtari bën detyrën, Vora ndalet nga Besa! Ka tension në Kategorinë e Parë, policia futet në fushë
26 Janar, 16:15
-
Kushtet atmosferike, shtyhen dy ndeshjet e Kategorisë së Parë! Agjenda e javës së 19-të
16 Janar, 14:53
-
Kategoria e Parë/ Vora dhe Flamurtari e nisin vitin me fitore, zhgënjejnë Besa e Apolonia! Shtyhet një duel
11 Janar, 16:10
-
Merkato në Superligë/ Veseli ikën nga Egnatia pas 8 ndeshjesh, Tirana afron një sulmues! Flamurtari afrime për elitën
6 Janar, 13:14
-
Zyrtare/ Bruno Telushi rikthehet në shtëpi pas 7 vitesh, firmos me Flamurtarin
26 Dhjetor 2024, 10:55