Sfidat e konsumatorit shqiptar larg legjislacionit me BE! Gonxhe: Laboratorët nuk ekzistojnë, ta fillojmë nga vetja

Tirane- Një lumë me ankesa dhe shqetësime u lëshuan në tryezën e diskutimit për sfidat e konsumatorit të Këshillit të Integrimit, në diskutim të përafrimin e legjislacionit me ata të BE sikurse kërkon Raport Progresi. Opozita veçoi ligjet vetëm në letër.

“Ne kemi nevojë për një ligj të thjesht, të mos merremi me hartimin e strategjive 3 apo 4-vjeçare që zëvendësojnë njëra-tjetrën. Nuk mund ta shohim mbrojtjen e konsumatorit të izoluar që lidhet vetëm me cilësinë e produkteve, por edhe në raportin që ofrojmë në çmim. Për këtë arsye Autoriteti i Konkurrencës duhet të luajë një rol parësor ”

Si përfaqësuesi i qeverisë, Ministri Blendi Gonxhe në e quajti minikatarsis situatën e mungesave që ka evidentuar duke nisur prej laboratorëve çerftifikues që nuk ekzistojnë.

"Do fillojmë nga vetja. Punonjësit e mi punojnë në kushte nëntokëse, galere, lagështie.. këto janë para syve tanë, shpesh bëjmë fjalime të mëdha e të bukura, por herë pas herë o për arsye krenarie a pamundësie apo qajse që do përmirësuar harrojmë kushtet bazë e një minimumi cilësor të të punuar për këto çështje që flasim. Ministria e ekonomi është nën rikonstruksion, portofoli nën rikonstruksion duhet të korrigjojmë vetën struktura, etj. Qoftë ekonomi apo konsumatori apo tregu i përbashkët kanë nevojë për kushte dinjitoze për administratën shqiptare dhe aktorët e palës shqiptare përsa i përket qeverisjes. Po shohim nga vetja, po dimë shumë informacione për të parë për një ballafaqim më real me të gjithë partnerët tanë dhe ata që pretendojnë të jene me në këtë kauze të rëndësishme. Minikatarssis të historisë që shikojmë brenda vetes, problematike është edhe shpesh hipokrizia që na shoqëron që e ve vetën brenda, bashkëpërgjegjës dhe gjithë ata që unë kam rreth meje në një pasqyre që do të jetë e drejtë e saktë të riprodhojë problematikat që kemi dhe ti adresojmë ato" tha Gonxhe

"Jeni përfaqësues i një qeverie që qeveris prej 10 vjetësh.  Nuk mund ë vijmë të flasim këtu sikur jemi në 2013, por sot në 2024 nuk e kemi luksin të diskutojmë për godinat, por punën që bëjnë, për cilësinë infrastrukturës po idetë. Ministria juaj është pak anatyrale dhe anomarle, shpresoj të përballet me gjithë sfidat që ka, por sot kemi nevojë që të shohim edhe aty ku kemi gabuar. Më vjen mirë që ky takim shërbeu që edhe qeveria të flasë me veten' tha Tabaku. 

Pamundësia ekonomike përjashton nga marrja e shërbimeve jetike disa kategori është shqetësimi i komisionerit Robert Gajda. Sipas tij, janë personat me aftësi të kufizuar, të moshuarit, ata që nuk paguajnë dot energjinë elektrike, nuk marrin shërbimet që ofrohen të digjitalizuar.

Të tjerë përfaqësues ngritën shqetësimin se konsumatori prej vitesh firmosin kontrata të njëanshme si ato bankare, të ujit, dritave, telefonisë apo internetit në shkelje të ligjit, madje edhe për të marrë përgjigje zyrtare nga institucionet e shtetit duhet mbi 3-4 muaj.

S.G//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini