Kampi i të rinjve të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka nisur edhe për këtë vit në Jalë aty ku çdo vit ky forum mblidhet për të kaluar disa ditë ndryshe.

Pas replikave në distancë me kreun e FRESSH dhe përshëndetjen speciale që morën nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ata ia kanë marrë valles.

Të rinjve iu janë bashkuar dhe katër deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale shohim të kërcejnë valle, deputetët Endrit Brahimllari, Floida Kërpaçi, Klajda Gjosha e Kejdi Mehmetaj, kjo e fundit duhet theksuar se shfaqet me disa kilogramë tepër…

Pavarësisht motit të keq që ka përfshirë disa zona të vendit, deputetët kanë sfiduar shiun dhe vazhdojnë të kërcejnë. 

Dhe pse të tkurrur në numra, të rinjtë e LRI-së duket se dinë të kalojnë mirë!

Për më shumë ndiqni pamjet