Një burrë në SHBA vendosi të hante dy kaktuse me gjithë gjemba, pasi kishte parë disa të rinj në internet të provonin të njëjtën gjë, por pa sukses.

Burri i njohur ndryshe si LA Beast, arriti të hante kaktuset në më pak se 6 minuta. Burri në video ulëret nga dhimbjet e shkaktuara nga gjembat e bimës, e cila i shpon faqet, gjuhën dhe buzët, por megjithatë, ai nuk ndalon.

Si për t’a bërë më qesharake skenën, një shoku i tij në dhomë vrapon jashtë dhomës, por përplaset me derën dhe bie pa ndjenja në tokë. Video e hedhur në Youtube ka mbledhur rreth gjysëm milioni klikime në internet brenda pak ditëve.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)