Vlerat ushqimore ndikojnë në ushqyerjen e brendshme të lëkurës. Përzgjedhja e ushqimeve që ne zgjedhim në tryezë zvendëson dhe kutitë e kremrave që ne vendosim në lëkurën tonë.
Në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” estetistja Blerina Kaca thotë se në estetik indentifikohen personat me lëkurën e tyre, të cilët konsumojnë ushqime me vitamina. “Sa më shumë ta ushqejmë lëkurën së brëndshmi aq më shumë ajo e reflekton së jashtmi”, tha estetistja Kaca.
Ndër këshillat që estetistja Blerina Kaca thotë për ushqimet që luajnë një rol të rëndësishëm në lëkurën tonë janë:
1. Uji është elementi kryesor magjik për një fytyrë të hidratuar. Kosumimi i 8 gotave ujë në ditë largon toksinat e lëkurës.
2. Një tjetër sekret interesant ku disa estetist vienez e kanë publikuar pak kohë më parë është produkti i orizit. Ai ndihmon në eleminimin e rrudhave dhe në një ushqim shumë të mirë të lëkurës.
3. Kosi i frutave, çerealët me boronicë dhe luleshtrydhe janë një tjetër ushqim shumë i mirë për lëkurën.
4. Frutat e thata janë shumë të ushqyeshme për lëkurën e thatë dhe për lëkurat që kanë kapilarë të dukshëm.
5. Ndërsa produkti ushqimor më i mirë për lëkurën në përgjithësi është avokado. Qoftë duke e përdorur si maskë pas dushit qoftë duke e konsumuar atë.
Avokado është një produkt ushqimorë shumë i mirë edhe për personat mbi 50 vjeç.
6. Frutat dhe perimet shërbejnë për shkëlqimin e lëkurës. Sa më shumë të konsumojmë aq më shumë kemi marrë vitamina natyrale. Në qoftë se marrim vitaminën A dhe C si dhe yndyrnat e acidit nga produktet e peshkut ne kemi sfiduar në këtë mënyrë edhe produktet kozmetike që janë shumë të shtrenjta.
7.Një dietë e ekulibruar që na shërben të jemi sa më të shëndetshëm dhe sa më vital.
Zona e ndaluar e produkteve që nuk duhet të konsumojmë:
1. Produktet jo natyrale, të konservuara.
2. Pijet me gaz.
3. Sheqeri, armiku më i madh i lëkurës. Sheqeri krijon varësi ndaj duhet të kemi kujdes sepse ai është një ndër faktorët kryesor të plakjes së shpejtë të lëkurës. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)