Firma prestigjoze Ralph & Russo ishte shtëpia e fundit e modës që prezantoi koleksionin e saj në Javën e Modës në Paris ku morën pjesë emra prestigjozë të botës së modës si Valentino, Armani, Chanel etj. Dyshja e të rinjve sollën një koleksion magjepës me veshje ballosh të qëndisura me shumë kujdes me gurë të çmuar që i dhanë shkëlqim gjithë pasarelës.
Pjesmarrja e tyre në këtë event kaq të rëndësishmë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin Francez krijoi zhurmë në media në fillim të vitit për shkak se ajo ishte shtëpia e vetme britanike e modës që merrte pjesë në këtë event, në gjithë historinë e zhvillimit të saj. Eventi i vuri ata përballë emrave më të njohur të fashion-it dhe me prezantimin e tyre u treguan të gjithëve se ishin mëse të denjë për këtë pjesmarrje.
Veshjet që u shfaqën në pasarelë ishin marramendëse dhe të kthenin pas në kohë në nder të shkëlqimit të viteve ’50-të. Dizenjimi i tyre plot përkujdesje dhe detajet me perlat dhe kristalet e qëndisura në copat e mëndafshit e satinit si dhe ngjyrat e larmishme ku ndër to dallonte bluja e akullt, i dhanë sfilatës një madhështi dhe fisnikëri mbretërore.
Skena krijonte efektin spektakolar me shtyllat prej mermeri dhe ndriçimin e dyshëmesë ku reflektoheshin fustanet e gjata që preknin dyshemenë.
Shtëpia e Modës Britanike, Ralph & Russo, drejtohet nga çifti Australian dhe drejtuesja kreative Tamara Ralph u shpreh se kishin punuar shumë dhe për një kohë të gjatë për ta bërë këtë koleksion sa më perfekt dhe se në të ardhmen synonin të ktheheshin sërisht në këtë event, ndaj u duhej të punonin akoma më fuqishëm, me risi dhe tendenca moderne. Ajo u shpreh gjithashtu se realizimi i detajeve të qëndisura me dorë kishte kërkuar shumë mund dhe ata ndiheshin të lumtur që puna e tyre u vlerësua nga të gjithë të pranishmit dhe kritikët e modës.
Frymëzimi i saj ka ardhur nga punimet e fotografit Massimo Listri i cili fotografon pallatet mbretërore në brendësi dhe ralph shprehet se modelet e saj ishin veshur pikërisht për të marrë pjesë në mbrëmje në ndërtesa të tilla përrallërore.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com