Sforcimi i panelistëve 'anormalë' për ta vizatuar Bashën si 'lider normal'

Sforcimi i panelistëve 'anormalë' për ta vizatuar Bashën si 'lider normal'

Kreu i PD-së Lulzim Basha

Fabula e “liderit normal” u hodh në skenën politike nga strategjistët e Francoise Hollande, në vitin 2008, si një logo për t’ju kundërvënë “problematikut” Nicolas Sarkosy. Pra një politikan pa shumë fuqi që kërkon të drejtojë një vend, si njëri prej njerëzve të zakonshëm. Kjo fabul u shfry shpejt, e në skenë doli një lider e përfaqësues “kapriçoz” i shtresës së mesme që mund të përballte vrullin populist si Emanuel Macron. Që ishte këshilltari I “liderit normal”.

Giuseppe Conte, u emërua kryeministër i Italisë nga lideri populist i “Cinque Stelle”-komiku Beppe Grillo dhe strategjisti real i lëvizjes, pasardhësi i “guru”-së së kësaj manovre gjeniale, Davide Casaleggio. Conte u emërua si një “lider normal”, një njeri i thjeshtë që kishte punuar si avokat civil, duke i ushqyer fabulën e “avokatit të të gjithë italianëve”.

Por në fillimet e tij, Conte u vizatua në opinionin publik italian, si një kryeministër që përgatit kafetë për ministrat, bën fotokopjet e vendimeve që merren nga Casaleggio, i heq koret tostit që kërkon Di Maio(administrator i Cinque Stelle-s) dhe telefonon parrukieren e të dashurës së Matteo Salvinit, për të lënë takimin e bërjes së flokëve permanent.

Conte, u quajt lider, pikërisht në momentin kur i tregoi derën liderit populist të Lega-s, Matteo Salvini dhe e largoi nga qeveria, duke krijuar një koalicion të ri me PD-në dhe Renzi-n. Por pikërisht në momentin kur BE i akordoi Italisë 200 miliardë euro për të përballuar krizën-pasojë e pandemisë së Covid 19, njerëzit e rëndësishëm të Europës, nuk patën besim te Conte, se mund të sillet si lider që të merrte vendime të mëdha, pasi mund të ishte një mekanizëm i grupimeve që rrezikojnë Europën.

Dhe sollën në skënë Mario Draghi-n, një teknokrat par exellance, i cili u tregua një lider i madh në vitin 2012, kur shpëtoi monëdhën e përbashkët europiane Euro nga rreziku i krizës ekonomike globale.

Në një takim në Londër, Draghi tha: “Të kushtojë sa të kushtojë, ne do të bëjmë gjithçka që të shpëtojmë euron. E kur them gjithçka, mbajeni mend se bëhet fjalë për një lëvizje gjigande”. Në vitin 2015, Forbes e vendosi Draghi-n në listë e një prej njerëzve më të fuqishëm të planetit.

Madje sot në median italiane, ka legjenda urbane që thonë se kur Obama ishte në vështirësi thoshte “Call Mario”. Pra Italia, pikërisht kur duhej të bëntë një lëvizje të madhe, të shpërndante 200 miliardë euro, thirri një “lider të fortë”. Dhe rrëzimin e Conte-s, e realizoi një lider politik që nuk ka as 3% të konsensusit popullor për partinë e tij, Matteo Renzi, ish-kryeministri që sot drejton një parti të vogël. Por që në kohën e duhur mori një vendim të fortë që tronditi politikën në vend.

Duke ardhur tek ne, panelistë të ndryshëm pro opozitës, duan të sjellin fabulën e “liderit normal” për Lulzim Bashën. Madje, të tillë, si Enkel Demi thonë se Basha është lider i “kontrollueshëm”, pra mund të “menaxhohet”, duke e krahasuar me Edi Ramën që sipas tij është autoritar e nuk mund të kontrollohet.

Kjo fabul e “liderit normal” është hedhur nga “panelistë anormalë” që kohën e tyre televizive e kanë shpenzuar në sulme e zhurmë pa fund, pa qasje komentuese, që në fund ju dha një post të sigurtë si deputetë, o për vetën si Mark Marku e Agron Gjekmarkaj, o për familjarët, si Enkel Demi. Por a është Lulzim Basha një “lider normal”? Sipas sjelljes të deri tanishme, ai ka qenë më shumë një Giuseppe Conte i mandatit të parë, pra që ishte një sandwich mes Grillo-s dhe Salvinit. E në këtë rast Lulzim Basha është një në mes Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Por që të vijmë tek shtjellimi i tezës së “liderit normal” do të duhet të përcaktojmë a është Lulzim Basha realisht një “lider”. Shumë thonë që nuk është, pasi vendimet që ka marrë ai nuk kanë qenë të tijat por të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Sipas gjasave e fakteve, i vetmi vendim që ka marrë Lulzim Basha vetë, ka qenë pakti me Edi Ramën më 17 maj 2017. Të cilin ai vetë e ka cilësuar si kryegabimin e tij.

Vendimi më i madh që Lulzim Basha i ka atriubuar vetes ka qenë djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhejve locale të vitit 2019. Nëse e ka marrë në mënyrë autonome këtë vendim, atëherë përfundimi del se është lideri më i rrezikshëm, i cili për të ardhur në pushtet, hedh në erë krejt sistemin! Por fakt është që Lulzim Basha nuk e ka marrë vetë këtë vendim, pasi propozuesi e imspiruesi, por edhe ndikuesi e lobuesi është Sali Berisha, bashkë me Ilir Metën që firmosi dekretin më të paprecedent në vend për të çdekretuar zgjedhjet që vetë i kishte shpallur.

Lulzim Basha, sapo ka hyrë në selinë e PD-së si kryetar i saj, ka marrë shumë pak vendime kyçe vetë, ose si rezultat i strategjisë së vet. Që me armët kimike, ku detyroi Alexandër Arvizun të thotë se Basha ka dalë fjala e dhënë. “Ritransmetimi” i kësaj telenovele ndodhi me Donald Lu-në për çështjen e reformës në drejtësi në vitin 2016, që më pas e la rrugës, e braktisi.

Ndaj edhe në vitin 2020, Yuri Kim tha troç: “Topi është në fushën e Lulzim Bashës” për ta rifutur në sistemin ku ai doli. Adri Nurellari e quan lider për vendimin e daljes nga sistemi… Pra vetë “panelistët anormalë” nuk kanë një definicion të qartë për Bashën nëse është “lider normal” apo “anormal”, pasi ka marrë vendimin më të fortë të 30 viteve.

Ja shikoni listat për deputetë; që është debati i parë e më normal i ofertës konkrete që partitë shpallin para zgjedhësve. Edi Rama ka dalë hapur duke e mbrojtur skuadrën e tij, duke i shpjeguar psetë e renditjes së njerëzve në lista. E Lulzim Basha? Asnjë fjalë! Një lider normal shpjegon procesin në radhë të parë, të cilin e hodhi në erë, si me seleksionimin nga baza apo me komisionin : “Ruli-Nishani”. Më pas flet për emrat, për dorëheqjet, rebelimet e pakënaqësitë.

Flet edhe për paralajmërimin e Ilir Metës që nëse fiton Edi Rama do të bëhet ai lider i opozitës. Meta, mund të mos jetë shumë “normal” por realisht është një lider. Basha, përpara se të caktojë definicionin, duhet të bëhet lider, të paktën në më shumë se 50% e kapaciteteve të grupit që përfaqëson…

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Akrepi: 12/03/2021 21:45

    Bravo Basha , as mos i konsidero perpjekjet e kujtdo qe kerkojne --me te gjitha menyrat -- te hysh ne pseudodebatet e sherbetoreve te pushtetit , qe vetem pushtet per popullin s'eshte . Keta shohin , ngjer te shefi i tyre , per te marre detyra dhe per te marre pagesen , nene dore . S'ja vlejne as per biseda te thjeshta , pa lere per biseda per te shtjelluar --te themi -- programin 4 vjecar , apo zgjedhjen dhe funksionimin e nje qeverie ne hije , e gateshme per qeverisie . Me ardhjen ne krye te pushtetit , mbaj premtimet e dhena , si dhe kerkesat me te domosdoshme te popullit . Mashtrimet qe na beri KM i sotem , me premtimet e tij dhe dakortesine e kerkesave tona --pra te popullit -- s'ka zot qe mund ti justifikoj . Dejure ai nukse eshte udheheqesi jon , persa kohe qe na la pa pune , me rroga dhe pensione sa para 8 vjetesh , dhe me pagesa te larta ne tatimtaksa , cmime e nje dreq e di se c'far me tjeter . Nese ai , vazhdon te kerkoje te qeveris , ky eshte halli dhe problemi i tij , boll e kemi duruar , na i pruri shpirtin nder dhembe , me pakujdesine dhe varferin ekstreme ku jemi . Keto qe themi , vlejne edhe per pasardhesin ,; diten qe do ulesh ne karrike , kujta kerkesat tona dhe detyrymet e tua perkundrejt popullit dhe zbatoi ; ne te kundert te nesermen do ta kesh plot tavolinen me ankesat dhe kerkesat tona legjitime . Por ky nuk eshte fundi i levizjeve tona , padurimi ka harritur kulmin ; juve , rrevolucjoni Francez i 789 do tju dukej lule , para forces se popullit , qe jeton qindera vjet me shpirt ne dhembe .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë