Shëndeti mendor për
fëmijët e moshës shkollore

Shëndeti mendor për <br />fëmijët e moshës shkollore
Çfarë është shëndeti mendor?

Të gjithë duam që fëmijët tanë të kenë një fillim të mirë të jetës së tyre, të rriten mirë dhe të jenë të lumtur. Kur flasim për mënyrën se si fëmijët tanë mendojnë, ndjejnë, dhe aftësinë e tyre për të bashkëpunuar me të tjerët, ne po flasim për shëndetin e tyre mendor. Disa persona e quajnë këtë shëndet emocional, apo mirëqënie mendore.

Ajo çka i ndihmon fëmijët të gëzojnë një shëndet të mirë mendor është:
Të kenë një shëndet të mirë fizik; të kenë kohë dhe liri të luajnë; të jenë pjesë e një familje të qetë; të jenë në një shkollë me mësues mirëkuptues dhe të përkushtuar; të marrin pjesën aktiviteteve të ndryshme sportive; të ndjehen të dëshiruar, të besuar, të kuptuar, të vlerësuar dhe të mbrojtur; të jenë të interesuar për jetën; të ndjehen optimistë dhe me shpresë; të jenë në gjëndje të mësojnë dhe të jenë të sukseshëm; të pranojnë atë që janë dhe atë që janë në gjëndje të bëjnë; Të ndjehen pjesëtarë të rëndësishëm të familjes, shoqërisë dhe komunitetit.

Kur fëmija juaj gëzon një shëndet të mirë mendor ai/ajo mund:
Të ketë marrdhënie të mirë me shokët dhe familjarët; Të luajë dhe të mësojë; Të zhvillojë ndjenjën e të drejtës, përgjegjësisë dhe të fajit; Të pranojë gabimet dhe të mësojë nga ata.

Si e tregojnë fëmijët që janë të shqetësuar?
Nëpërmjet shpërthimit të inatit; Sillet keq dhe në mënyrë agresive; Veçohet nga jeta familjare dhe fëmijët e tjerë.

Është i paaftë të jetë pjesë e një aktiviteti apo edhe të flejë.

Shikon ëndrra të këqija. Ka vuajtje dhe dhimbje; Qan shumë; Refuzon ushqimin.

Çrregullimet më të shpeshta mendore në moshën shkollore

Çrregullimi i aftësisë së të lexuarit, matematikore, dhe të shkruarit:

Karakteristika kryesore e këtyre çrregullimeve është se leximi, aftësitë matematikore, aftësitë për të shkruar janë dukshëm nën nivelin e pritur, duke patur parasysh moshën kronologjike, inteligjencën e matur dhe shkollimin e individit në përputhje me moshën e tij.

Fëmijët me çrregullime në të nxënë nuk janë fëmijë me prapambetje mendore. Ata mund të kenë inteligjencë mesatare ose të lartë dhe sërish të kenë probleme në lexim, shkrim apo
matematikë.

Por, mund të ndodhë që fëmija të ketë edhe vështirësi në të nxënë dhe njëkohësisht edhe prapambetje mendore, por këto janë dy gjëra të ndryshme

NJË FËMIJË ME VËSHTIRËSI NË TË NXËNË:

Mund të ketë vështirësi të mësojë alfabetin, fjalët që rimojnë, ose të bëjë lidhjen mes shkronjave dhe tingujve korrespondues.

Mund të bëjë gabime kur lexon me zë të lartë, kur përsërit fjalët dhe frazat dhe kur bën pauza të shpeshta. Mund të mos kuptojë atë që lexon vetë; mund të ketë probleme me gërmëzimin dhe rrokjëzimin; Mund të shkruajë në mënyrë të rrëmujshme dhe të mos e mbajë lapsin normalisht;

Mund të vuajë për të shprehur idetë me shkrim; Mund të mësojë gjuhën me vështirësi dhe të ketë fjalor të varfër; Mund të ketë probleme për të lidhur tingujt me shkronjat, ose të dallojë ndryshimet e vogla mes fjalëve që tingëllojnë në mënyrë të përafërt;

Mund të ketë vështirësi të kuptojë shakatë, frazat me nënkuptime dhe sarkazmën; Mund të ketë vështirësi në ndjekjen e udhëzimeve; Mund të mos ndjekë dot rregullat shoqërore të një bisede, si psh të flasë me rradhë; Mund t'i qëndrojë ngjitur me trup bashkëbiseduesit tjetër;

Mund të ngatërrojë simbolet matematikore dhe të lexojë gabim numrat; Mund të mos jetë në gjëndje të ritregojë një ngjarje sipas rendit të saj; Mund të mos dijë ku dhe si t'a nisë një detyrë dhe si t'a vazhdojë atë.

Mësuesit, si individualisht edhe në grupe duhet të ndihmojnë në gjetjen e një metode të unifikuar duke marrë parasysh strategjitë e mëposhtme: Të mirëorganizojnë klasën dhe ruajnë vëmendjen e saj. Të paraqesin tema të përgatitura mirë.

Të demostrojnë pritshmëritë për sjellje të mirë. Të kuptojnë karakteristikat e të mësuarit të nxënësve të tyre dhe planifikojnë instruksione të përshtatshme; Të theksojnë më shumë sukseset sesa dështimet; të modelojnë sjelljen e duhur; të komunikojnë me nxënësit në mënyrë pozitive, sensitive dhe nxitëse, duke përdorur edhe humorin.

Shkrimi u botua sot në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 11.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Dhunuan fizikisht një person dhe i dëmtuan makinën, në pranga 28-vjeçari, në kërkim xhaxhai i tij

Vlorë/ Dhunuan fizikisht një person dhe i dëmtuan makinën, në pranga 28-vjeçari, në kërkim xhaxhai i tij