Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri dhe administratori i OSHEE-së, Adrian Çela kanë inspektuar investimet që po kryhen në Shëngjin që pritet t’i japin fund ndërprerjes së energjisë elektrike gjatë sezonit veror si dhe në rast përmbytjeje.
Në Shëngjin do të investohen rreth 100 mijë euro për rritjen e sigurisë teknike dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit dhe uljen e humbjeve teknike.
Kompania e shpërndarjes ka filluar të ndërhyjë në rikonstruksionin e kabinave aktuale dhe ndërtimin e tre të rejave. Kapaciteti i kabinave do të rritet me 8 herë ndërsa po shtrihet edhe linja me kabllo ABC që garantojnë një cilësi më të lartë të furnizimit.
“Kemi një proces tashmë të miratuar 4 vjeçar investimesh të cilat do ta ngrenë sistemin energjetik shqiptar dhe do ta sjellin besoj në krye të disa vjetëve në parametra bashkëkohorë, me një furnizim shumë më të mirë, por edhe një reduktim drastik të humbjeve”, tha Gjiknuri.
OSHEE po investon edhe në Ishullin e Lezhës ku po punohet për ndërrimin e linjës së unazës, zonë ku vazhdimisht ka patur probleme me furnizimin. OSHEE do të investojë në fazën e dytë edhe për sistemimin e nënstacionit të Lezhës që njihet për problematikën e përmbytjeve të vazhdueshme.
“Kemi filluar nga sistemimi i kabinave që janë ndërtuar që në fund të viteve ‘60 dhe nuk është vënë më dorë. Së shpejti fillojmë edhe fazën e dytë të investimeve për sistemimin e nënstacionit të qytetit të Lezhës, që është një nënstacion që sa herë bie shi përmbytet pasi është nën nivelin e detit”, tha Çela.
Ministri Gjiknuri dhe administratori i OSHEE-së inspektuan edhe punën që po kryhet për ndërtimin e një linje të re të dedikuar të energjisë për hidrovorin çka pritet të reduktojë në maksimum efektin e përmbytjeve në këto zona.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com