Një tjetër pushuese nga Kosova ka humbur jetën në bregdetin shqiptar.
Në njoftimin e policisë thuhet se 68-vjeçarja K.V nga Peja ka humbur ndjenjat menjëherë sapo është futur në ujë dhe se pavarësisht ndihmës së shpejtë ajo është dërguar në gjendje të rëndë në spital.
Gruaja nga Kosova ishte për pushime në Shëngjin. Në Spitalin Rajonal të Lezhës ku është dërguar për mjekim, K.V. ndërroi jetë. Ky ështër rasti i dytë brenda një jave që plazhi i Shëngjinit merr jetë pushuesish.
Një javë më parë ishte një 60-vjeçare po nga Kosova e cila humbi jetën sa po ra në kontakt me ujin.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com