BRITANI - Nuk ndodh shpesh që policia pas një kontrolli në një vend të dyshuar që mund të ketë drogë, të lëjë një shënim pasi të largohet, dhe për më tepër të shkruar me mirësjellje.
Në Mançester, policia shkoi në një pronë të braktisur pas një njoftimi që dyshohej se kishte Kanabis Sativa, ku pas kontrollit u zbuluan 72 bimë.
Por, gjatë bastisjes së pronës, policia nuk gjeti asnjë person. Pasi u larguan, ata shkruajtën një shënim për pronarët e shtëpisë.
"Duhet të flasim. Na kontaktoni. Fatkeqësisht ju nuk ishit në shtëpi dhe nuk ka mbetur asnjë bimë Kanabis", shkruhej në shënimin e policisë.
Një fotografi e shënimit të policisë u publikua në Twitterin e stacionit të policisë së Mançesterit. Fotografia u bë mjaft e popullarizuar në mediat sociale dhe pati shumë diskutime.

(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com