Shahini: Brenda vitit 2021 të gjithë nxënësit e arsimit të detyrueshëm tekste shkollore falas

Shahini: Brenda vitit 2021 të gjithë nxënësit e arsimit të detyrueshëm tekste shkollore falas

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, duke folur mbi angazhimet e qeverisë për të garantuar një vit shkollor cilësor, ka deklaruar se fokus mbetet rritja e vazhdueshme e standardeve arsimore në vend. “Ambicien e kemi çdo vit e më të lartë. Kemi vendosur që tek aftësitë bazë te nxënësit të ndërtojmë edhe aftësinë digjitale. Është një sfidë, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin , si të përgatisim nxënësit tanë për një të ardhme digjitale,” u shpreh ministrja Shahini në një intervistë në ERTV.

Ajo shtoi se këtë vit janë regjistruar gjithsej 480 mijë nxënës në të gjithë arsimin parauniversitar, numër pak më i ulët se ai i një viti më parë, por kjo, sipas saj vjen për shkak të rënies së lindshmërisë dhe nuk është vetëm fenomen shqiptar.

“Numri këtë vit është paksa më i vogël se vitin e kaluar, por nga viti në vit kemi një rënie të numrit të nxënësve nëpër shkolla, gjatë të gjithë 15-vjeçarit të fundit, me një ritëm nga 10-15 mijë nxënës më pak në vit. Kjo ndodh për shkak të rënies së lindshmërisë dhe nuk është vetëm fenomen shqiptar, por ndodh në të gjithë rajonin tonë,” u shpreh ajo.

Duke u ndalur në nismën më të rëndësishme të qeverisë sa i takon arsimit parauniversitar që është zbatuar me sukses për të dytin vit radhazi, atë të librave falas, ministrja tha se synimi është që brenda vitit 2021 të gjithë nxënësit e arsimit të detyrueshëm të pajisen me tekste shkollore falas.

“Sivjet kemi një numër shumë më të madh nxënësish të përfshirë në nismën e teksteve falas. Vitin e kaluar kemi përfshirë të gjithë nxënësit e klasave nga I – IV. Sivjet kemi përfshirë dhe klasën e pestë, duke mbuluar totalisht nxënësit e arsimit fillor, si dhe nxënës që kanë nevojë për ndihmë nga shteti, nxënës me aftësi të kufizuara, që vijnë nga familje me asistencë sociale, apo dhe komunitete minoritare. Ne kemi arritur të kthejmë mbrapsht e të ripërdorim rreth 85% të librave të vitit të kaluar. Kjo do të thotë që, nëse vazhdojmë me këtë ritëm të kujdesit për librat, do arrijmë të përfshijmë edhe vite të tjera të shkollës së arsimit parauniversitar në nismën e librave falas. Synimi për vitin 2021, të përfshijmë të gjitha klasat, nga I – IX, pra i gjithë arsimi i detyrueshëm të jetë i mbuluar plotësisht nga buxheti i shtetit me libra falas,” deklaroi ministrja Shahini.

Ministrja tha se edhe numri i mësuesve ndihmës në shkolla ka ardhur në rritje, duke arritur që sot të ketë 1 mijë mësues ndihmës në sistem. Për sa i përket infrastrukturës në shkolla Shahini theksoi se kriter prioritar kanë qenë shkollat me numër të lartë nxënësish ku janë kryer ndërhyrje për rikonstruksionin e godinave, si dhe ambienteve të brendshme që kanë transformuar këto institucione.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlore: 20/09/2019 15:23

    O ministre leshi.... ku jeton ti se ne librat po i blejm dhe me shtrenjte se cduhet... se jan ne 10 vende te ndryshme.... prandaj mos fol per libra falas se duket sikur tall trapin me gazetaret qe te degjojn dhe ste legenosin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja