Shahini: Shkollat do dezinfektohen të gjitha, nëse do të ketë një shtyrje mbi rifillimin e mësimit do t'ju njoftojmë

TIRANË-  Ministrja e Arsimit, Besa Shahini u ka dhënë një përgjigje 6 pyetjeve të rëndësishme sa i përket procesit mësimor dhe ajo çka është më e rëndësishme është se të gjitha godinat do të dezinfektohen para se të nisë mësimi. 

Duke u nisur tek ashpërsimi i masave që po merr qeveria, që shkojnë në proporcion me rritjen e numrit të të infektuarve, gjasat janë që të shtyhet edhe fillimi i shkollës. Që do të thotë mësimi, sipas zhvillimeve që po ndodhin në Shqipëri, nuk do të fillojë me 23 mars siç ishte planifikuar, megjithatë Shahini bën me dije se kur të merret një vendim do të njoftohen të gjithë nxënësit.

Sa i përket leskioneve që transmetohen online dhe në RTSH, Shahini ka sqaruar se ato shërbejnë si përsëritje dhe që nxënësit të mos mbeten shumë mësime mbrapa, duke qenë se këtë vit shkolla është ndërprerë për disa ditë nga tërmeti.

Kur fillon shkolla? 
Planet tona janë që të rifillojë mësimi në 23 mars. Task Forca ka parashikuar që 2 javorshi është i mjaftueshëm dhe e nevojshme, por nëse do të ketë një shtyrje do t'ju njoftojmë.  Tani për tani të planifikojmë që të rikthehemi në shkolla me 23 mars.

A janë dezinfektuar të gjitha shkollat?
Disa janë dezinfektuar tani, këtë javë, disa do dezinfektohen javën e ardhshme. U kemi çuar një letër të gjithë Bashkive që të bëjnë dezinfektimin e shkollave para 23 marsit, pra para se të fillojë mësimi.

Mësimi do të fillojë aty ku janë lënë leksionet në TV?
Leksionet që po i transmetojnë në TV kryejnë dy funksione, një përsëritje dhe një që të mos mbesim prapa. Kjo nuk zëvendëson punën e mësuesit, të rrinë në kontakt me mësuesit, që kur të kthehen të bëjmë një përsëritje të shkurte dhe të vijojmë orët e tjera. kemi humbur shumë orë për shkak të tërmeti, kështu që duhet të punojmë shumë fort që të mos mbesim pas me mësime.

A do ketë leksione në TV për arsimin fillor?
Orari i paradites në javën që vjen do jetë në dispozicion të arsimit fillor.

A do ketë mësime edhe për gjuhën shqipe dhe angleze?
Për gjuhë shqipe do të zhvillohen, por për gjuhën angleze jo. Por nëse shkolla do të shtyhet përtej 23 marsit, do bëjmë xhirime të reja dhe do përfshihet dhe gjuhët e reja.

A do ketë program për nxënësit e klasave të nënta që kanë provimet e lirimit?
Për nxënësit e klasave të nënta do të jenë në dispozicion duke filluar nga java tjetër.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elona: 11/04/2020 12:31

    Hapni institucionet shkollore , mos hidhni hipoteza kot me fjale Boshe Cdo gje te normalizohet sepse eshte nje situat teper e rende duke qendruar ne shpi te izoluar

    Përgjigju
  • tani: 13/03/2020 17:06

    JO VETEM shkollat ,,,cdo gje duhet dezifektuar,,lokalet,,restorantet,,cerdhet,,zyrat ,,ambulancat ,,spitalet,,dyqanet ,,qendrat tregtare,,,rruget e rrugicat,,biles dhe te lahen...angazhoni firmat e pastrimit,,..dhe furnizoini me solucione...

    Përgjigju
  • Loran: 13/03/2020 16:04

    Kshu thu ti mi antikapate ,publikoni komentet se lat nam

    Përgjigju
  • Shabani: 13/03/2020 15:57

    Mos tallni karin. Kina ndenji 2 muaj dhe me bindjen qe kane ata.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK