Ministrja e Arsimit, Besa Shahini tha se maturantët nuk duhet të shqetësohen për provimet e maturës, të cilat i hapin dyert më tej për të shkuar në universitet. Në intervistën e saj për Report Tv ajo sqaroi se nëse nuk do të krijohet mundësia (në varësi të situatës me pandeminë), që ata të shkojnë të paktën për dy javë fizikisht në shkollë, leksionet e marra online në shtëpi, nuk do të përfshihen në testimin e fundit. Pra, mësimi që është marrë gjatë kohës së karantinës, nuk do të jetë pjesë e pyetjeve për testin e maturës.
"Maturantët nuk kanë nevojë të shqetësohen fare. Këto leksione që janë zhvilluar në kushte shtëpie, nëse nuk arrijmë t’i përsërisim në shkollë nuk do të jenë në pyetje të provimit të maturës. Ata thjeshtë të përpunojnë materialin e klasës së 10-të, 11-të dhe të gjitha ato që kanë bërë në shkollë në klasës e 12-të dhe kjo është përgatitja më e mirë që mund të bëjnë për testin e maturës. Janë dy forma vlerësimi që ndodhin. Zakonisht ndodh në klasë që marrin vlerësimet nga mësuesit dhe në fund është vlerësimi i rëndësishëm në fund të klasës së 9-të osë 11-të. Për vlerësimin në klasë ne do të përpiqemi të përfshijmë sa më shumë edhe nga këto konceptet e reja që janë zhvilluar në kushte shtëpie sepse nxënësit i kanë zhvilluar ato deri në një farë mase. Natyrisht, i kemi orientuar mësuesit të jenë shumë të kujdesshëm se çfarë lloj pyetjesh bëjnë dhe çfarë lloj testimesh bëjnë, sepse përkundër që janë zhvilluar një sërë konceptesh, nuk janë zhvilluar në të njëjtën mënyrë sikurse po të ishin në shkollë. Kjo është e para. Ndërsa për testin e maturës thjesht nuk do të ketë pyetje në leksionet që do ishin zhvilluar në mars, prill, maj, nëse nuk kthehemi në shkollë t’i zhvillojmë aty. Kjo është edhe një orientim që e ka marrë edhe qendra e shërbimeve arsimore e cila harton teste nga ekspertët e tyre dhe ata nuk e shohin problematike fare që t’i heqin pyetjet të cilat kanë qenë të kësaj periudhe”, tha Shahini.
Lajmi kryesor:
Ministrja Shahini për Report Tv: Nëse nuk i hapim shkollat brenda majit, e zgjasim vitin shkollor me 1 muaj
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
48.7%
-
Trump
49%
-
S'kam mendim
2.3%
Vota total: 5594
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministrja Kushi: Me Kosovën, së shpejti takime me shqiptarë në Evropë, për ruajtjen e Gjuhës Shqipe dhe identitetit kombëtar
18 Mars 2023, 08:57
-
Zbardhet vendimi/ 2-8 vite burg kush përhap infeksione pa e ditur, Gjykata Kushtetuese rrëzon ndryshimet në Kodin Penal, ndëshkim vetëm për përhapësit e sëmundjeve me dashje
18 Janar 2023, 21:35
-
Komiteti i Ekspertëve nuk vendos testin për pasagjerët nga Kina: Sugjerojmë doza të treta dhe të katërta të vaksinës kundër COVID-19
30 Dhjetor 2022, 16:08
-
1 humbje jete dhe 23 raste të reja! Situata Covid-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit
23 Dhjetor 2022, 20:40
-
Një humbje jete nga covid dhe tre raste të reja brenda 24 orëve të fundit
19 Dhjetor 2022, 19:56
-
Marrëveshja me Pfizer për 700 000 doza vaksina të rialokuara, Alibeaj skeptik: Pse duhet me urgjencë, është kërkesë e Pfizerit, jo e jona
5 Dhjetor 2022, 15:21
-
17 raste të reja me Covid në të gjithë vendin! Asnjë humbje jete dhe 7 të shëruar brenda 24 orëve të fundit
4 Dhjetor 2022, 17:58
-
Ekonomia e shqiptare, 'Moody-s': Me perspektivë të qëndrueshme! Ulja e borxhit, klima e biznesit me ecuri pozitive! Rrezik, importi i energjisë dhe PPP-të
1 Dhjetor 2022, 19:15
-
17 raste të reja nga 395 testime të kryera në vend! Asnjë humbje jete dhe 6 të shëruar në 24 orët e fundit
1 Dhjetor 2022, 18:26
-
Turizmi në Shqipëri, mbi 6.7 milionë të huaj për 10 muajt e parë të vitit! Ja nga cilat shtete ka rritje më të madhe të turistëve
1 Dhjetor 2022, 16:40
-
Situata Covid-19 në vend! 5 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
30 Nëntor 2022, 18:00
-
Raporti i OKB: Shqipëria me rritjen më të madhe të turistëve të huaj në 7 muajt e parë të 2022, krahasuar me 2019-n! Turizmi po tejkalon ndikimet e COVID-19
28 Nëntor 2022, 15:13