Shakira puthje pasionante për
Pique në “Billboard Music Awards” 

Shakira puthje pasionante për<br />Pique në “Billboard Music Awards” 
Këngëtarja latine Shakira ka performuar në “Billboard Music Awards” në Las Vegas ditën e djeshme. Më pas ajo e ka festuar këtë performancë me një puthje pasionante ndaj burrit të saj, futbollistit Gerard Pique.

E hedhur në krahët e Pique ajo nuk ka nguruar t`i tregoi të gjithëve dashurinë e saj ndaj tij.



Këngëtarja latine ka elektrizuar skenën me performancën e saj ekstravagante duke u paraqitur me një fustan magjepës dhe mjaft seksi i cili tregonte linjat e saj në mënyrë të përkryer. 37 vjeçarja këndoi shkëlqyeshëm këngën e saj “Hips Don't Lie”.

Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve sidomos atë të burrit të saj Pique, i cili priti prej saj puthjen më pasionante.



“Billboard Music Awards 2014” u mbajt në Las Vegas, ku performuan Jennifer Lopez së bashku me Pit Bull himnin zyrtar të Botërorit Brazil 2014. Triumfues i "Billboard Music Awards 2014" doli këngëtari Justin Timberlake ku është kurorëzuar me 7 trofe duke përfshirë edhe çmimin si mashkulli më i mirë i vitit. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut