‘Ndërtimi, sektor vulnerabël për pastrimin e parave’, drejtori DPPPP, Koçi: Bëhen transaksione marramendëse! Braçe e pyet: Si ndahet 'torta' mes deputetëve e ministrave

Ka nisur me fyerje, debat dhe akuza mbledhja e Komisionit të Ekonomisë për projektligjin e pastrimit të parave. Kryetari i Komisionit Eduard Shalsi dhe deputeti i opozitës Edmond Spaho i kaluan vijat e kuqe të etikës në replikat mes tyre.

Bumi i ndërtimeve në kryeqytet është sektori që po pastron paratë ishte shqetësimi i ngritur nga deputeti i PD, Arbi Agalliu.

 'Brenda Unazës së Tiranës, zor se gjenë ndërtim të ri nën 2 mijë euro metri katror. Madje shkon edhe në 3 apo 4 mijë euro. A ka nga ana juaj një sipërmarrje edhe në bashkëpunim me institucionet e tjera të hetimit, sepse nga ajo që perceptohet, sektori i ndërtimit është sektori ku pastrohet paraja', deklaroi Agalliu.

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Elvis Koçi, pranoi se sektori i ndërtimit po kryen transaksione në vlera marramendëse dhe për ta frenuar ka propozuar licensimin e ndërmjetësve të pasurive.

 'Sektori i ndërtimit ka transaksione në vlera të larta dhe është vulnerabël për t’u përdorur për pastrim parash. Ne kemi propozuar licensimin e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme për ta përmirësuar', deklaroi Koçi.

Si është ndarë torta e pastrimit të parave mes politikanëve, ministrave dhe apo zyrtarëve të tjerë ishte insistimi i deputeti Erion Braçe ndaj drejtorit të pastrimit të parave..

 “Personat e ekspozuar politikisht, kryeministra, zv/kryeministra, ministra, deputet, e më gjerë, në një analizë që ju keni, si është ndarë torta e pastrimit të parave midis këtyre tipologjive dhe a keni një analizë risku për të goditur fenomenin?”, u interesua Braçe.

'Analizë kombëtare të riskut është iniciuar në 2019 dhe përveç kësaj janë bërë dhe vlerësime risku sektoriale. Tipologjitë i kemi të publikuara, tipologji nga më të ndryshmet. Vepra bazë që prodhon para të pista janë trafiqet e narkotikëve dhe e dyta korrupsioni', përfundoi Koçi.

Projektligji i ri për parandalimin e pastrimit të parave u miratua në Komisionin e Ekonomisë, ndërsa qëllimi i tij kërkon të frenojë këtë fenomen.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë