Arrestohet Ilirjan Tanko, shqiptari i bandës që shantazhoi Silvio Berlusconi-n në 2012

Arrestohet Ilirjan Tanko, shqiptari i bandës që shantazhoi Silvio Berlusconi-n në 2012

Ilirjan Tanko

Arrestohet 37-vjeçari Ilirjan Tanko, i akuzuar si pjestar i bandës që mes 15 dhe 16 tetorit 2012 rrëmbyen njeriun e besuar të ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi, arkëtarin e tij, Giuseppe Spinelli. Mediat italiane bëjnë me dije se ai është arrestuar të hënën rreth orës 15:30 teksa udhëtonte në makinën e xhaxhait të tij.

Gjatë pengmarrës së Spinelit dhe bashkëshortes së tij, banda me dy italianë dhe tre shqiptarë, ku bënte pjesë edhe Tanko i kërkoi 35 milionë euro Berlucsonit, përndryshe njeriu i tij i besuar do të vritej si dhe do publikoheshin disa dokumenteve, që ata pretendonin se kishin në dorë, në lidhje me disa skandale politike.

Anëtarët e bandës që shantazhuan Berlusconin

Tanko, asokohe 33 vjeç dhe anëtarët e tjerë të bandës e mbajtën peng Spinelin dhe gruan e këtij të fundit për rreth 10 orë. Por, Spineli dhe bashkëshortja e tij u lanë të lirë dhe shantazhi me dokumentet rezultoi një blof, ndërsa ish-kryeministri nuk ra pre e tij.

Për këtë episod, Tanko dhe anëtarët e tjerë të bandës u dënuan në vitin 2014 me katër vjet e katër muaj burg për rrëmbim dhe tentativë mashtrimi. Po ashtu ai u dëbua nga Italia, por me sa duket siç thonë mediat italiane ai ka mundur të rikthehet falë dokumenteve të rreme.

“Nuk mund të rrija larg familjes time që jeton në Brescia, prandaj jam kthyer”

Ilirjan Tanko

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?