SHBA - Nën masa të shtuara të sigurisë, Shtetet e Bashkuara shënojnë sot përvjetorin e trembëdhjetë të sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001. Ngjarja që ndryshoi botën la rreth 3,000 njerëz të vrarë.
Terroristët e Al Kaidës në 11 shtator 2001 rrëmbyen aeroplanë me pasagjerë dhe sulmuan ndërtesa në Nju Jork, Uashington dhe Pensilvani. Në Uashington ata goditën 2 gradacela duke i shembur ato. 2,983 persona humbën jetën nga shembja e gradacelave.

Përvjetori i sivjetshëm vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre po përballen me kërcënimin e militantëve të Shtetit Islamik, të cilët kanë pushtuar pjesë të mëdha të territorit në Irak dhe Siri.

Ndërkohë që Obama paralajmëron edhe bombardime të terroristëve të rinj të ISIS kryesisht në zonën e Irakut.
Arvizu: Ne nuk do t’i harrojmë ata që humbëm
Edhe Ambasada e SHBA në Tiranë ka përkujtuar sot ngjarjen e 11 shtatorit 2001 në nderim të atyre që humbën jetën 13 jet më parë.
“Ambasadori Aleksander Arvizu, Zv/Ambasadori dhe punonjës të Ambasadës Amerikane në Tiranë përkujtojnë ngjarjen e 11 shtatorit 2001 dhe tregojnë historitë e tyre për atë ditë dhe si ajo ndryshoi jetët e amerikanëve. Sot, 11 shtatori është Dita Kombëtare e Shërbimit në Shtetet e Bashkuara, në nderim të atyre që humbën jetën në këtë ditë 13 vjet më parë", thuhet në faqen zyrtare të ambasadës së SHBA në Tiranë. Po ashtu, ambasada ka publikuar dhe një vidio promemorie në nderim të atyre që humben jetën.” –thuhet në statusin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.
Në videon prej mbi 7 minuta të emërtuar "Ne Përkujtojmë" dedikuar 11 Shtatorit ambasadori Arvizu në fjalën e tij shprehet se nuk do t’i harrojnë kurrë ata humbën jetët e tyre.
“Ne nuk do t’i harrojmë kurrë ata që humbëm. Ne nuk do t’i harrojmë kurrë ata që sakrifikuan jetët e tyre. Ne asnjëherë nuk do të harrojmë të përkushtohemu, për të forcuar kombin tonë, çdo ditë në nderim të tyre. Ajo ditë ishte një ditë tragjedie e madhe, por për ne që e përkujtojmë atë, për të nderuar kujtimin e atyre që humbëm do të shërbejë gjithnjë si një shtysë për të përparuar kauzën e paqes kundrejt shkatërrimit të luftës, principet e mirëkuptimit, kundrejt forcës së urrejtjes; ushtrimit të diplomacisë, në shërbim të vendit tonë. Në 11 shtator këtë vit dhe çdo vit, ne i përkujtojmë ata dhe ne nuk do të harrojmë asnjëherë. Ne nuk do të harrojmë asnjëherë.”- shprehet Arvizu.
/Shqiptarja.com

VIDEO