Koalicioni nën drejtimin e SHBA-së ndërmori 12 sulme ajrore në 24 orët e fundit që kanë mundësuar dështimin e një sulmi xhihadist të organizatës së Shtetit Islamik pranë digës së Mosulit në Irak, njoftoi sot Pentagoni.
"Kryengritësit ndërmorën një ofensivë pranë digës së Mosulit që u pengua nga sulmet amerikane dhe forcat irakiane" deklaroi koloneli, Steven Warren, një zëdhënës i ministrisë.
Diga e Mosulit, që ndodhet në Tigre, në veri të Irakut, është një pikë strategjike. Ajo u pushtua nga Shteti Islamik më 7 gusht dhe më pas u rimor nga forcat kurde në fund të muajit gusht.
ATSH
/Shqiptarja.com