SHBA- Në SHBA një vajzë 13-vjeçare ndihmoi motrën e saj binjake që të përfundonte garën e vrapimit duke e mbajtur në kurriz deri në finish. Gjesti i solidaritetit të 13-vjeçares Claire Gruenke nga Ilinoisi ka prekur Amerikën dhe ka bërë xhiron e botës. Adoleshentja amerikane gjatë një gare 800 metra u ndal për t’i ardhur në ndihmë motrës së saj binjake Chloe, duke e marrë atë në kurriz 370 metrat e fundit të garës.
Dy vajzat e prekën bashkë finishin mes brohorimave dhe mallëngjimit të spektatorëve që ndiqnin garën. Sigurisht që arritën të fundit, por mësimi që dhanë në pistën e vrapimit vlen më shumë se një mijë trofe.
Një gjest bujarie shumë i madh që tronditi ndërgjegjen e një kombi të tërë, duke filluar që nga trajneri i tyre, Ted Crail, i cili për një televizion lokal u shpreh: “Kam ndjekur më shumë se 200 gara, por është hera e parë që më dalin lot”.
Ndërsa Claire u shpreh se duhet të tregosh dhembshuri, dashuri dhe sportivitet edhe nëse humb, sepse për të ndihmuar dikë ia vlen gjithmonë. Energjia e spektatorëve më bëri më të fortë, shpjegoi Claire. Dy vajzat u kthyen kështu në dy heroina të fair play-it sportiv.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com